PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiQeveria shqiptare shpërblen 2,750 policë për angazhimin e shtuar në protestë
2 min čitanja
Vijesti

Qeveria shqiptare shpërblen 2,750 policë për angazhimin e shtuar në protestë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Këshilli i Ministrave (Shqipëri) miratoi sot vendimin për dhënie shpërblimi punonjësve të Policisë së Shtetit dhe për një shtesë në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuar për vitin 2026.Ky vendim u miratua në mbështetje të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të ligjit “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme.Sipas vendimit qeveria do të japë shpërblim financiar në masën prej 269 120 lekësh për 2 750 punonjës të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin “Shpenzime korrente” të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 740 080 000 lekësh.Efekti financiar, në shumën prej 740 080 000 lekësh, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2026.Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përcakton listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacionin justifikues dhe kryen procedurat për dhënien e shpërblimit.Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Këshilli i Ministrave (Shqipëri) miratoi sot vendimin për dhënie shpërblimi punonjësve të Policisë së Shtetit dhe për një shtesë në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuar për vitin 2026.Ky vendim u miratua në mbështetje të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të ligjit “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme.Sipas vendimit qeveria do të japë shpërblim financiar në masën prej 269 120 lekësh për 2 750 punonjës të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin “Shpenzime korrente” të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 740 080 000 lekësh.Efekti financiar, në shumën prej 740 080 000 lekësh, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2026.Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përcakton listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacionin justifikues dhe kryen procedurat për dhënien e shpërblimit.Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…