PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Erling haalandLaporta ka një plan të qartë për ta sjellë Haalandin te Barcelona
2 min čitanja
Erling haaland

Laporta ka një plan të qartë për ta sjellë Haalandin te Barcelona

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Barcelona ka një plan të qartë për ta bindur Erling Haalandin që t’i bashkohet klubit katalunas, në rast se Manchester City dënohet me zbritje pikësh dhe detyrohet të largohet nga Liga Premier në fund të sezonit.Sipas raportimeve, drejtuesit e Barcelonës, të udhëhequr nga presidenti Joan Laporta, janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit norvegjez një kontratë pesëvjeçare, me pagë vjetore prej 31.5 milionë eurosh, e njëjtë me atë që përfiton aktualisht në Angli. Përveç kësaj, Haalandit do t’i garantohej një rol kryesor në formacionin e skuadrës katalunase. Sulmuesi 26-vjeçar konsiderohet një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për projektin afatgjatë sportiv. Situata e Manchester Cityt mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e tij, pasi klubi anglez është përballur me 115 akuza për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier. Nëse ndëshkimi i rëndë konfirmohet dhe skuadra detyrohet të largohet nga elita e futbollit anglez, atëherë mund të hapet rruga për largimin e disa prej yjeve të saj.Trajneri Hansi Flick thuhet se e mbështet transferimin e Haalandit, të cilin e sheh si pjesë të rëndësishme të repartit ofensiv. Norvegjezi do të formonte një treshe sulmuese me Raphinhan dhe Lamine Yamalin, duke i dhënë Barcelonës një forcë të madhe në fazën e sulmit.Megjithatë, Barcelona nuk pritet të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e tij pa u qartësuar përfundimisht situata e Manchester Cityt. Drejtuesit katalunas do ta përcjellin nga afër vendimin e organeve përkatëse në Angli dhe, nëse në fund të sezonit konfirmohet rënia e Cityt nga Liga Premier, Laporta pritet të nisë negociatat me përfaqësuesit e Haalandit për ta sjellë atë në “Camp Nou”. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Barcelona ka një plan të qartë për ta bindur Erling Haalandin që t’i bashkohet klubit katalunas, në rast se Manchester City dënohet me zbritje pikësh dhe detyrohet të largohet nga Liga Premier në fund të sezonit.Sipas raportimeve, drejtuesit e Barcelonës, të udhëhequr nga presidenti Joan Laporta, janë të gatshëm t’i ofrojnë sulmuesit norvegjez një kontratë pesëvjeçare, me pagë vjetore prej 31.5 milionë eurosh, e njëjtë me atë që përfiton aktualisht në Angli. Përveç kësaj, Haalandit do t’i garantohej një rol kryesor në formacionin e skuadrës katalunase. Sulmuesi 26-vjeçar konsiderohet një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për projektin afatgjatë sportiv. Situata e Manchester Cityt mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e tij, pasi klubi anglez është përballur me 115 akuza për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier. Nëse ndëshkimi i rëndë konfirmohet dhe skuadra detyrohet të largohet nga elita e futbollit anglez, atëherë mund të hapet rruga për largimin e disa prej yjeve të saj.Trajneri Hansi Flick thuhet se e mbështet transferimin e Haalandit, të cilin e sheh si pjesë të rëndësishme të repartit ofensiv. Norvegjezi do të formonte një treshe sulmuese me Raphinhan dhe Lamine Yamalin, duke i dhënë Barcelonës një forcë të madhe në fazën e sulmit.Megjithatë, Barcelona nuk pritet të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e tij pa u qartësuar përfundimisht situata e Manchester Cityt. Drejtuesit katalunas do ta përcjellin nga afër vendimin e organeve përkatëse në Angli dhe, nëse në fund të sezonit konfirmohet rënia e Cityt nga Liga Premier, Laporta pritet të nisë negociatat me përfaqësuesit e Haalandit për ta sjellë atë në “Camp Nou”. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…