Emmanuel macronProtestuesit në rrugë për shkak të rritjes së kostos së jetesës - por si kanë ndryshuar çmimet në Francë, Itali, Spanjë dhe Portugali?
2 min čitanja
Emmanuel macron
Protestuesit në rrugë për shkak të rritjes së kostos së jetesës - por si kanë ndryshuar çmimet në Francë, Itali, Spanjë dhe Portugali?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ajo që nisi në shtator në Francë, me nxënës që protestonin kundër klasave të mbipopulluara dhe mungesës së mësuesve, është shndërruar në një pakënaqësi më të gjerë lidhur me koston e jetesës dhe shkurtimet e planifikuara në shërbimet publike.Protestues në Shqipëri, Belgjikë, Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë kanë dalë gjithashtu në rrugë për shkak të mungesës së banesave të përballueshme, rritjes së kostove dhe dështimit të shërbimeve publike – ndërsa shumë të rinj shprehen se nuk presin më të kenë një jetë më të mirë se prindërit e tyre.Përballë kësaj pakënaqësie ndodhen udhëheqës si presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe kryeministri portugez Luis Montenegro. Sanchez i përket së majtës, Meloni së djathtës, ndërsa Macron dhe Montenegro janë centristë me prirje konservatore. Por, ndonëse qëndrimet e tyre politike ndryshojnë, të gjithë përballen me një trazirë në rritje për shkak të kostove tejet të larta të jetesës, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.A janë ata të shkëputur nga përvojat dhe ndjesitë e të rinjve në vendet e tyre? Al Jazeera paraqet në mënyrë vizuale se si kanë ndryshuar çmimet, pagat, strehimi dhe arsimi në Francë, Itali, Spanjë dhe Portugali gjatë 26 viteve të fundit – periudhë që përkon me kohën kur Macron, Meloni, Sanchez dhe Montenegro ishin në të njëzetat e tyre, ashtu si shumë nga protestuesit që janë të zemëruar me ta.Sa më e shtrenjtë është jeta sot krahasuar me vitin 2000?Sipas Eurostat – agjencisë së statistikave të Bashkimit Evropian – çmimet për artikujt e përditshëm, si ushqimet, energjia, transporti dhe faturat, janë rritur me 59 deri në 78 për qind që nga viti 2000 në Francë, Itali, Spanjë dhe Portugali. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (HICP) i këtij institucioni shërben si matës zyrtar në BE për koston e mallrave dhe shërbimeve të përditshme.Spanja regjistroi rritjen më të lartë, prej 78 për qind; e ndjekur nga Portugalia me 71 për qind, Itali
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.