PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Policia e shtetitPërplasjet mes protestuesve e Policisë në Tiranë përmes fotove
2 min čitanja
Policia e shtetit

Përplasjet mes protestuesve e Policisë në Tiranë përmes fotove

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dita e shtatë e protestës është shoqëruar me një përshkallëzim të tensioneve gjatë orëve të mbrëmjes, ku grumbullimet e të rinjve kaluan në përplasje të hapura me forcat e rendit përgjatë disa prej nyjeve kryesore të kryeqytetit.Në ditën e shtatë radhazi, protestuesit në Shqipëri kanë vetëm një kërkesë: largimin e kryeministrit Edi Rama.Telegrafi u sjellë disa nga pamjet më dramatike të kësaj proteste. LSA PHOTOProtestuesit kanë dalë në rrugët e Tiranës, por edhe në disa qytete të tjera të vendit. LSA PHOTO Në gjashtë ditët e mëparshme, përplasjet me policinë kanë qenë të ashpra, ndërsa institucione të ndryshme janë sulmuar me gurë. LSA PHOTO Përballë përshkallëzimit të dhunës, efektivët e Policisë së Shtetit ndërhynë me mjete të posaçme për kontrollin e turmës. LSA PHOTO Me shpërndarjen e bërthamës kryesore nga sheshi, përplasjet u fragmentuan në disa rrugë dytësore dhe zona banimi. LSA PHOTO Grupe protestuesish vijuan të hidhnin sende të forta dhe t’u vinin zjarrin kazanëve të mbeturinave te zona e “9 Katësheve” dhe përgjatë Rrugës së Dibrës. LSA PHOTO Policia u kundërpërgjigj duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë në përpjekje për të shpërndarë turmën e mbledhur, ndërsa përballej me goditjet e vazhdueshme me lëndë piroteknike. LSA PHOTO Ministria e Brendshme deklaroi se mosha e mitur nuk i përjashton nga përgjegjësia penale ata që shkaktojnë dhunë. LSA PHOTO Gjatë marshimit janë hedhur kapsolla, fishekzjarre dhe molotovë, ndërsa në rrugë janë ndezur zjarre. LSA PHOTOPolicia e Shtetit ka proceduar penalisht 22 shtetas. LSA PHOTOTrupat e repartit special “Shqiponja” kanë rrethuar zonën dhe u kanë kërkuar me tonë kërcënuese qytetarëve të largohen nga trotuaret. LSA PHOTO Qeveria shqiptare ka njoftuar se po përgatit një paketë masash për protestuesit që kanë kryer akte dhune dhe vandalizëm gjatë protestave në kryeqytet prej tashmë një jave.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dita e shtatë e protestës është shoqëruar me një përshkallëzim të tensioneve gjatë orëve të mbrëmjes, ku grumbullimet e të rinjve kaluan në përplasje të hapura me forcat e rendit përgjatë disa prej nyjeve kryesore të kryeqytetit.Në ditën e shtatë radhazi, protestuesit në Shqipëri kanë vetëm një kërkesë: largimin e kryeministrit Edi Rama.Telegrafi u sjellë disa nga pamjet më dramatike të kësaj proteste. LSA PHOTOProtestuesit kanë dalë në rrugët e Tiranës, por edhe në disa qytete të tjera të vendit. LSA PHOTO Në gjashtë ditët e mëparshme, përplasjet me policinë kanë qenë të ashpra, ndërsa institucione të ndryshme janë sulmuar me gurë. LSA PHOTO Përballë përshkallëzimit të dhunës, efektivët e Policisë së Shtetit ndërhynë me mjete të posaçme për kontrollin e turmës. LSA PHOTO Me shpërndarjen e bërthamës kryesore nga sheshi, përplasjet u fragmentuan në disa rrugë dytësore dhe zona banimi. LSA PHOTO Grupe protestuesish vijuan të hidhnin sende të forta dhe t’u vinin zjarrin kazanëve të mbeturinave te zona e “9 Katësheve” dhe përgjatë Rrugës së Dibrës. LSA PHOTO Policia u kundërpërgjigj duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë në përpjekje për të shpërndarë turmën e mbledhur, ndërsa përballej me goditjet e vazhdueshme me lëndë piroteknike. LSA PHOTO Ministria e Brendshme deklaroi se mosha e mitur nuk i përjashton nga përgjegjësia penale ata që shkaktojnë dhunë. LSA PHOTO Gjatë marshimit janë hedhur kapsolla, fishekzjarre dhe molotovë, ndërsa në rrugë janë ndezur zjarre. LSA PHOTOPolicia e Shtetit ka proceduar penalisht 22 shtetas. LSA PHOTOTrupat e repartit special “Shqiponja” kanë rrethuar zonën dhe u kanë kërkuar me tonë kërcënuese qytetarëve të largohen nga trotuaret. LSA PHOTO Qeveria shqiptare ka njoftuar se po përgatit një paketë masash për protestuesit që kanë kryer akte dhune dhe vandalizëm gjatë protestave në kryeqytet prej tashmë një jave.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…