PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bebe rexhaBebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja
2 min čitanja
Bebe rexha

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke ndarë një mesazh që vë në pah rëndësinë e të rinjve në shoqëri.Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka publikuar një video me pamje nga protestat, të cilën e ka shoqëruar me fjalët: “Të rinjtë janë e ardhmja".Mesazhi i saj vjen në një kohë kur studentë dhe qytetarë janë mbledhur në Tiranë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, derisa pamjet nga protestat dhe zhvillimet në kryeqytetin shqiptar po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale. Foto: InstagramMe këtë mesazh, Bebe ka vënë theksin te rëndësia e brezit të ri dhe roli i tij në përcaktimin e së ardhmes. Ky është një tjetër reagim nga një emër i njohur i skenës shqiptare, në një periudhë kur protestat kanë marrë vëmendje të madhe publike.Ndërkohë, protestat në Tiranë janë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit, me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës, topave të ujit dhe plumbave prej gome. Ajo që nisi me kërkesa për kushte më të mira në universitete, mbështetje më të madhe për studentët dhe mundësi punësimi, është zgjeruar edhe në protesta kundër qeverisë, me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Grines Fezollari (@grines_official)

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke ndarë një mesazh që vë në pah rëndësinë e të rinjve në shoqëri.Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka publikuar një video me pamje nga protestat, të cilën e ka shoqëruar me fjalët: “Të rinjtë janë e ardhmja".Mesazhi i saj vjen në një kohë kur studentë dhe qytetarë janë mbledhur në Tiranë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, derisa pamjet nga protestat dhe zhvillimet në kryeqytetin shqiptar po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale. Foto: InstagramMe këtë mesazh, Bebe ka vënë theksin te rëndësia e brezit të ri dhe roli i tij në përcaktimin e së ardhmes. Ky është një tjetër reagim nga një emër i njohur i skenës shqiptare, në një periudhë kur protestat kanë marrë vëmendje të madhe publike.Ndërkohë, protestat në Tiranë janë përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit, me përplasje mes demonstruesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës, topave të ujit dhe plumbave prej gome. Ajo që nisi me kërkesa për kushte më të mira në universitete, mbështetje më të madhe për studentët dhe mundësi punësimi, është zgjeruar edhe në protesta kundër qeverisë, me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Grines Fezollari (@grines_official)

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…