PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Të shtëna me armëKatër të plagosur pas të shtënave pranë një spitali në Çikago
2 min čitanja
Të shtëna me armë

Katër të plagosur pas të shtënave pranë një spitali në Çikago

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Policia e Çikagos njoftoi se katër të plagosur janë dërguar në spitalet lokale me plagë nga armë zjarri, pasi oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna pranë një spitali, herët në mëngjesin e së dielës.Policia deklaroi se të dielën iu përgjigjën një njoftimi për një person të qëlluar në bllokun 600 të "South Central Avenue", pranë spitalit "Loretto".Sipas policisë, një burrë 45-vjeçar po qëndronte në trotuar kur një autor i paidentifikuar u afrua me një automjet tip SUV dhe filloi të qëllonte, duke e qëlluar viktimën disa herë.Pas të shtënave, tre të plagosur të tjerë mbërritën në spitalet lokale me plagë nga armë zjarri. 45-vjeçari ndodhet në gjendje kritike në spitalin "Mt. Sinai", bën të ditur policia.Një viktimë e dytë, një grua 39-vjeçe, kishte një plagë nga arma e zjarrit në gjoks dhe shkoi vetë në spitalin "Loretto". Ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi policia.Një tjetër viktimë, një burrë 30-vjeçar me plagë nga armë zjarri në qafë dhe në shpatullën e majtë, ndodhet gjithashtu në gjendje të mirë pasi shkoi vetë në spitalin "Loretto", sipas policisë.Një burrë 28-vjeçar, i cili sipas policisë është viktima e katërt, shkoi vetë në spitalin "Stroger" me dy plagë nga armë zjarri në fytyrë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.Policia nuk dha detaje të mëtejshme, por bëri të ditur se hetuesit e "Area Four" po shqyrtojnë rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Policia e Çikagos njoftoi se katër të plagosur janë dërguar në spitalet lokale me plagë nga armë zjarri, pasi oficerët iu përgjigjën një thirrjeje për të shtëna pranë një spitali, herët në mëngjesin e së dielës.Policia deklaroi se të dielën iu përgjigjën një njoftimi për një person të qëlluar në bllokun 600 të "South Central Avenue", pranë spitalit "Loretto".Sipas policisë, një burrë 45-vjeçar po qëndronte në trotuar kur një autor i paidentifikuar u afrua me një automjet tip SUV dhe filloi të qëllonte, duke e qëlluar viktimën disa herë.Pas të shtënave, tre të plagosur të tjerë mbërritën në spitalet lokale me plagë nga armë zjarri. 45-vjeçari ndodhet në gjendje kritike në spitalin "Mt. Sinai", bën të ditur policia.Një viktimë e dytë, një grua 39-vjeçe, kishte një plagë nga arma e zjarrit në gjoks dhe shkoi vetë në spitalin "Loretto". Ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi policia.Një tjetër viktimë, një burrë 30-vjeçar me plagë nga armë zjarri në qafë dhe në shpatullën e majtë, ndodhet gjithashtu në gjendje të mirë pasi shkoi vetë në spitalin "Loretto", sipas policisë.Një burrë 28-vjeçar, i cili sipas policisë është viktima e katërt, shkoi vetë në spitalin "Stroger" me dy plagë nga armë zjarri në fytyrë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.Policia nuk dha detaje të mëtejshme, por bëri të ditur se hetuesit e "Area Four" po shqyrtojnë rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…