PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiProtestat në Shqipëri, reagon Komisioni Europian
1 min čitanja
Vijesti

Protestat në Shqipëri, reagon Komisioni Europian

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komisioni Evropian ka reaguar për përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera, por edhe duke theksuar se reagimi i autoriteteve duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional.Në deklaratën e publikuar këtë të diel, më 18 tetor, Komisioni Evropian shprehet kundër zjarrvënieve, sulmeve ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimit të pronës publike e private.“Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, thuhet në deklaratë, ku nënvizohet se personat përgjegjës duhet të japin llogari përmes procedurave të rregullta ligjore.Njëkohësisht, Brukseli rikujton se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.Komisioni Evropian mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së këtyre lirive gjatë përballimit të situatës së krijuar.Në mesazhin e tij, Brukseli e lidh situatën edhe me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke vënë në dukje se, në një vend kandidat që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që ka shënuar përparim në këtë rrugë, pakënaqësitë duhet të adresohen përmes dialogut konstruktiv dhe paqësor./Euronews Albania

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komisioni Evropian ka reaguar për përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera, por edhe duke theksuar se reagimi i autoriteteve duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional.Në deklaratën e publikuar këtë të diel, më 18 tetor, Komisioni Evropian shprehet kundër zjarrvënieve, sulmeve ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimit të pronës publike e private.“Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, thuhet në deklaratë, ku nënvizohet se personat përgjegjës duhet të japin llogari përmes procedurave të rregullta ligjore.Njëkohësisht, Brukseli rikujton se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.Komisioni Evropian mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së këtyre lirive gjatë përballimit të situatës së krijuar.Në mesazhin e tij, Brukseli e lidh situatën edhe me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke vënë në dukje se, në një vend kandidat që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që ka shënuar përparim në këtë rrugë, pakënaqësitë duhet të adresohen përmes dialogut konstruktiv dhe paqësor./Euronews Albania

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…