PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokaleKanalizimi i prishur prej një jave në Rrugën B në Prishtinë, banorët ankohen për erën e rëndë
2 min čitanja
Prishtina lokale

Kanalizimi i prishur prej një jave në Rrugën B në Prishtinë, banorët ankohen për erën e rëndë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kanalizimi në një pjesë të Rrugës B në Prishtinë ka rreth një javë që është prishur, duke shkaktuar erë të rëndë dhe shqetësim te qytetarët që frekuentojnë këtë zonë.Qytetarët thonë se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar, ndërsa theksojnë se problemi është përsëritur disa herë edhe më parë.Tafil Zena e ka cilësuar gjendjen shqetësuese, duke thënë se dëmtimet në këtë pjesë të rrugës po përsëriten pas ndërhyrjeve të mëparshme.“Veç i montojnë edhe brenda dy jave, 10 dite kërset betoni edhe bëhet kështu, qe ku i ke, rend shkojë dhe është njëjtë. Tmerr është kjo, infeksion është”, ka deklaruar Zena.Edhe qytetari Remzi Cakolli ka shprehur pakënaqësi për gjendjen, duke theksuar se era e rëndë po ua vështirëson qëndrimin në këtë pjesë të qytetit.“Kjo është tmerr, me llogaritë Rrugën B si ka qenë dhe ku është. Shumë era e rëndë, duhet me u rregullu. Qe shumë herë po përsëritet ky problem”, ka thënë Cakolli.Ndërkohë, një qytetare, e cila ka kërkuar të mbetet anonime, ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa për zgjidhjen e problemit.“Shumë, shumë vështirësi, nuk di tjetër çfarë të them. Patjetër Komuna duhet të ndërmerr hapa”, është shprehur ajo.KosovaPress ka provuar të marrë një deklaratë nga Komuna e Prishtinës lidhur me këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje. /Kp/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kanalizimi në një pjesë të Rrugës B në Prishtinë ka rreth një javë që është prishur, duke shkaktuar erë të rëndë dhe shqetësim te qytetarët që frekuentojnë këtë zonë.Qytetarët thonë se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar, ndërsa theksojnë se problemi është përsëritur disa herë edhe më parë.Tafil Zena e ka cilësuar gjendjen shqetësuese, duke thënë se dëmtimet në këtë pjesë të rrugës po përsëriten pas ndërhyrjeve të mëparshme.“Veç i montojnë edhe brenda dy jave, 10 dite kërset betoni edhe bëhet kështu, qe ku i ke, rend shkojë dhe është njëjtë. Tmerr është kjo, infeksion është”, ka deklaruar Zena.Edhe qytetari Remzi Cakolli ka shprehur pakënaqësi për gjendjen, duke theksuar se era e rëndë po ua vështirëson qëndrimin në këtë pjesë të qytetit.“Kjo është tmerr, me llogaritë Rrugën B si ka qenë dhe ku është. Shumë era e rëndë, duhet me u rregullu. Qe shumë herë po përsëritet ky problem”, ka thënë Cakolli.Ndërkohë, një qytetare, e cila ka kërkuar të mbetet anonime, ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa për zgjidhjen e problemit.“Shumë, shumë vështirësi, nuk di tjetër çfarë të them. Patjetër Komuna duhet të ndërmerr hapa”, është shprehur ajo.KosovaPress ka provuar të marrë një deklaratë nga Komuna e Prishtinës lidhur me këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje. /Kp/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…