Lamine yamalLamine Yamal, nga spektakli te polemikat: Mbrëmja e tensionuar për yllin e Barcelonës ndaj Real Betis
2 min čitanja
Lamine yamal
Lamine Yamal, nga spektakli te polemikat: Mbrëmja e tensionuar për yllin e Barcelonës ndaj Real Betis
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Lamine Yamal ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së Barcelonës me rezultat 5-2 ndaj Real Betisit, por paraqitja e tij në stadiumin La Cartuja u shoqërua edhe me polemika dhe reagime të shumta nga tifozët vendas.Mbrëmja nisi në mënyrën më të mirë për talentin spanjoll, i cili hapi serinë e golave me një realizim spektakolar. Yamal depërtoi drejt zonës dhe e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës, duke dëshmuar edhe një herë cilësitë e tij të jashtëzakonshme teknike.Përveç golit, numri 10 i Barcelonës kontribuoi edhe me një asistim për Gabriel Jesusin, ndërsa krijoi disa raste të tjera të rrezikshme për bashkëlojtarët. Për paraqitjen e tij, ai u shpërblye edhe me çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.Lamine Yamal, insane… 🇪🇸😮💨💫 https://t.co/ncKUguBnld — TheGoalsZone (@TheGoalsZone) October 17, 2026Megjithatë, takimi nuk kaloi pa tensione për 19-vjeçarin. Një përplasje pranë bankinave, pas një situate që përfshiu disa futbollistë të të dyja skuadrave, u përshkallëzua pas ndërhyrjes së Yamalit ndaj Facundo Bernalit. Mesfushori i Betisit reagoi me dy goditje me kokë, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.Pas këtij incidenti, tifozët e Betisit filluan ta fishkëllenin Yamalit sa herë që ai prekte topin, ndërsa atmosfera në La Cartuja u bë gjithnjë e më e tensionuar. Futbollistët vendas gjithashtu e shtuan presionin ndaj tij, duke e kthyer talentin e Barcelonës në shënjestrën kryesore të tribunave. Trajneri Hansi Flick vendosi ta zëvendësonte Yamalit kur Barcelona ishte në epërsi 4-2 dhe ndeshja po shkonte drejt fundit. Sipas gazetës spanjolle Marca, ky vendim mund të ketë qenë edhe një masë parandaluese, për të shmangur rrezikun e një ndëshkimi të mëtejshëm që do ta linte jashtë El Clásicos ndaj Real Madridit.Pas ndeshjes, Flick e vlerësoi paraqitjen e yllit të tij, duke theksuar se ishte krenar për të. Trajneri gjerman nuk dha një shpjegim të hollësishëm për zëvendësimin, por deklaroi se ishte e qartë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.