PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mpb maqedoniTri tentativa për vjedhje nëpër xhamitë e Tetovës, privohet nga liria 35 vjeçari
2 min čitanja
Mpb maqedoni

Tri tentativa për vjedhje nëpër xhamitë e Tetovës, privohet nga liria 35 vjeçari

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Më 17.10.2026, në SPB Tetovë janë denoncuar tri tentativa për vjedhje të rëndë dhe një vjedhje e kryer më 16.10.2026 në objekte fetare në zonën e qytetit.Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, rastet kanë ndodhur në: Objjektin fetar “Firdeus”, në rrugën “Jashtë Vardarit”, gjatë periudhës nga 16 deri më 17 tetor, një person i panjohur, duke përdorur forcë fizike, ka hapur me dhunë dritaren e bodrumit dhe është përpjekur të hapë derën e bodrumit, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes, në “Xhaminë e Madhe”, në rrugën “Çarshia e Epërme”, rreth orës 05:30, një person ka hyrë në objekt dhe është përpjekur të gjejë çelësin. Më pas, me një mjet metalik, është përpjekur të dëmtojë dhe të hapë derën, pas së cilës është larguar, ndërkaq, në xhaminë “Eski”, në rrugën “Probishti”, personi përgjegjës A.B. (38) nga Tetova ka denoncuar se një person i panjohur është përpjekur të hapë dhe ka dëmtuar kasafortën metalike, e cila është gjetur e zhvendosur nën një karrige.“Pas masave operative të ndërmarra nga nëpunësit policorë të SPB Tetovë, më 17.10.2026, në orën 12:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është privuar nga liria D.S. (35) nga fshati Jellovjan, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë në tentativë”, të dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB Tetovë,

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Më 17.10.2026, në SPB Tetovë janë denoncuar tri tentativa për vjedhje të rëndë dhe një vjedhje e kryer më 16.10.2026 në objekte fetare në zonën e qytetit.Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, rastet kanë ndodhur në: Objjektin fetar “Firdeus”, në rrugën “Jashtë Vardarit”, gjatë periudhës nga 16 deri më 17 tetor, një person i panjohur, duke përdorur forcë fizike, ka hapur me dhunë dritaren e bodrumit dhe është përpjekur të hapë derën e bodrumit, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes, në “Xhaminë e Madhe”, në rrugën “Çarshia e Epërme”, rreth orës 05:30, një person ka hyrë në objekt dhe është përpjekur të gjejë çelësin. Më pas, me një mjet metalik, është përpjekur të dëmtojë dhe të hapë derën, pas së cilës është larguar, ndërkaq, në xhaminë “Eski”, në rrugën “Probishti”, personi përgjegjës A.B. (38) nga Tetova ka denoncuar se një person i panjohur është përpjekur të hapë dhe ka dëmtuar kasafortën metalike, e cila është gjetur e zhvendosur nën një karrige.“Pas masave operative të ndërmarra nga nëpunësit policorë të SPB Tetovë, më 17.10.2026, në orën 12:30, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është privuar nga liria D.S. (35) nga fshati Jellovjan, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë në tentativë”, të dënueshme sipas nenit 235 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB Tetovë,

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…