Policia e kosovësArrestohen dy persona në Fushë Kosovë, u sekuestrohen mallra pa dokumentacion importi
1 min čitanja
Policia e kosovës
Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, u sekuestrohen mallra pa dokumentacion importi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi Policia e Kosovës ka gjetur në një automjet kombi mallra të kategorive të ndryshme, për të cilat nuk është paraqitur dokumentacion që dëshmon importin e ligjshëm.Sipas raportit të Policisë së Kosovës, automjeti me targa vendore është ndaluar për kontroll gjatë ditës së djeshme nga njësitë e Sektorit të Hetimeve të Policisë Kufitare, pas trajtimit të informatave për dyshime për kontrabandë me mallra.Gjatë kontrollit, policia ka gjetur barna, produkte higjienike, bizhuteri, veshmbathje dhe pajisje teknologjike, përfshirë kompjuterë, laptopë dhe telefona celularë.Dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, gjatë intervistimit kanë deklaruar se mallrat i kishin sjellë nga Maqedonia e Veriut. Megjithatë, ata nuk kanë paraqitur dokumentacionin përkatës që dëshmon importin e tyre të ligjshëm.Mallrat e gjetura, së bashku me automjetin, janë sekuestruar si prova materiale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.Rasti është iniciuar për veprat penale “Prodhim dhe shpërndarje e produkteve të dëmshme mjekësore”, “Kontrabandim me mallra” dhe “Shmangie nga pagesa e tarifave doganore ose tarifave të akcizës”. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.