Skip to comments
Događaj u razvoju
Bangladeshi

​Gjashtë persona nga Bangladeshi dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka lokalizuar një veturë me shtatë persona në fshatin Dobresh të Vitisë, në një rast të raportuar si “Kontrabandim me migrantë”.Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:55. Gjatë legjitimimit është identifikuar drejtuesi i veturës, një burrë kosovar, dhe gjashtë persona të tjerë pa dokumente, të cilët kanë deklaruar se janë shtetas të Bangladeshit, raporton KosovaPress.Drejtuesi i dyshuar ka deklaruar se personat e huaj janë sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.“Njësia policore ka lokalizuar një veturë ku në të cilën kishin qenë shtatë persona. Gjatë legjitimimit është identifikuar vozitësi i dyshuari mashkull kosovar si dhe gjashtë persona tjerë të cilët nuk kishin dokumente me vete, por të njëjtit sipas deklarimit të tyre janë shtetas të Bangladeshit. Sipas deklarimit të dyshuarit (vozitësit), personat e huaj janë sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale”, thuhet në raportin e policisë.Pas intervistimit, i dyshuari është liruar së bashku me veturën. Ndërkaq, gjashtë personat janë trajtuar nga njësitë përkatëse dhe u është lëshuar vërtetimi i akomodimit në përputhje me ligjin.

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: ​Gjashtë persona nga Bangladeshi dyshohet se hynë ilegalisht në KosovëFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Policia e Kosovës ka lokalizuar një veturë me shtatë persona në fshatin Dobresh të Vitisë, në një rast të raportuar si “Kontrabandim me migrantë”.Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:55. Gjatë legjitimimit është identifikuar drejtuesi i veturës, një burrë kosovar, dhe gjashtë persona të tjerë pa dokumente, të cilët kanë deklaruar se janë shtetas të Bangladeshit, raporton KosovaPress.Drejtuesi i dyshuar ka deklaruar se personat e huaj janë sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.“Njësia policore ka lokalizuar një veturë ku në të cilën kishin qenë shtatë persona. Gjatë legjitimimit është identifikuar vozitësi i dyshuari mashkull kosovar si dhe gjashtë persona tjerë të cilët nuk kishin dokumente me vete, por të njëjtit sipas deklarimit të tyre janë shtetas të Bangladeshit. Sipas deklarimit të dyshuarit (vozitësit), personat e huaj janë sjellë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale”, thuhet në raportin e policisë.Pas intervistimit, i dyshuari është liruar së bashku me veturën. Ndërkaq, gjashtë personat janë trajtuar nga njësitë përkatëse dhe u është lëshuar vërtetimi i akomodimit në përputhje me ligjin.

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...