Lulzim rafunaNga hekurudhat te Brezovica – ku duhet të investojë Kosova? Rafuna rendit projektet kapitale
2 min čitanja
Lulzim rafuna
Nga hekurudhat te Brezovica – ku duhet të investojë Kosova? Rafuna rendit projektet kapitale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka veçuar lidhjet hekurudhore me portet e Durrësit dhe Selanikut, si dhe investimet në Brezovicë, ndër projektet kapitale që duhet të marrin përparësi në Kosovë.Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, Rafuna tha se zhvillimi i hekurudhave ka rëndësi përtej ekonomisë dhe transportit të qytetarëve, duke e lidhur atë edhe me sigurinë kombëtare dhe integrimin në NATO.“Te projektet kapitale urgjente i kemi hekurudhat, jo vetëm për zhvillimin ekonomik, jo vetëm për qarkullimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Është çështje e integrimit në NATO, është çështje e sigurisë kombëtare”, deklaroi ai, shkruan Telegrafi. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) Rafuna kërkoi që përparësi t’i jepet lidhjes hekurudhore me Shqipërinë dhe portin e Durrësit, si dhe lidhjes përmes Shkupit me portin e Selanikut në Greqi.“Hekurudhën e kemi shumë urgjente ta lidhim me Shqipërinë, me portin e Durrësit, por edhe përmes Shkupit me portin e Selanikut. Ky është projekti i parë urgjent”, u shpreh ai. - YouTube www.youtube.com Krahas hekurudhave, Rafuna veçoi Brezovicën si një tjetër projekt të madh kapital ku duhet të përqendrohen investimet.“I dyti, projekti më i madh kapital, është Brezovica”, tha ai. Pas bllokadave, a është radha e ekonomisë? Rafuna rendit reformat dhe projektet që i duhen Kosovës Duke folur për mundësitë e zhvillimit të turizmit, Rafuna theksoi se Kosova duhet t’i shfrytëzojë pasuritë malore. Ai përmendi edhe Borean dhe Rugovën në kuadër të diskutimit për potencialin turistik të vendit.“Ne nuk e kemi detin. E prekëm pak më herët turizmin shëndetësor, mirëpo tash po vijmë te turizmi malor. Ne kemi bjeshkë të bukura”, deklaroi Rafuna. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.