Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. Anija është përplasur me shkëmbin dhe po fut ujë ngado. Ndërkohë, kapiteni influencer po përgatit video-montazhin e radhës për rrjetet sociale.Flakët në rrugët e Tiranës nuk janë thjesht një problem i rendit publik. Ato janë certifikata e vdekjes së një modeli qeverisës. Qeveria shqiptare po detyrohet të barrikadohet pas kordonëve policorë për t’u mbrojtur nga gjimnazistët dhe fëmijët e saj. Ajo e ka humbur legjitimitetin moral, pavarësisht se çfarë thonë numrat në Parlament.Atë që politika nuk e bëri dot për vite të tëra, e bëri rinia brenda 24 orëve. Këta të rinj nuk dolën për rotacione të vjetra partiake. Ata dolën sepse ndihen të përjashtuar nga e ardhmja e tyre nga një sistem gllabërues. Ky sistem i mbrapshtë i ka mbyllur të gjitha valvulat e shkarkimit shoqëror.Prandaj, shpërthimi është i pashmangshëm. Rinia po u tregon sot të dyja palëve se urrejtja ndaj këtij modeli gllabërues qeverisës është reale. Por, ajo nuk mund të kanalizohet më te rotacionet e vjetra partiake. Kjo është shkëputje përfundimtare e rinisë nga sistemi i kalbur politik. Sfida është nëse kjo revoltë do të prodhojë një alternativë të re apo do të përthithet sërish nga sistemi që kundërshton.Në kulmin e krizës, kryeministri pyet “Kush po e djeg Shqipërinë?” dhe nxiton të gjejë fajtorin te “duart e huaja”. Kjo shpërfaq tragjikisht një të vërtetë të frikshme: kemi një zot shtëpie të shurdhër dhe të verbër, tërësisht të shkëputur nga realiteti. Kërkimi i armiqve të jashtëm, ndërkohë që zjarri është ndezur nga vetë arroganca e pushtetit tënd, tregon mbylljen brenda në një flluskë që po çahet. Izolimi nga realiteti bën që pushteti të reagojë ndaj krizës duke mbrojtur vetveten, në vend që të korrigjojë shkaqet e saj.Epoka e propagandës me kordele dhe e “spektaklit të zhvillimit” ka përfunduar. Ajo është grisur përfundimisht nga autopsia e SPAK-ut dhe revolta e rinisë në rrugë. Të krenohesh sot me drejtësinë, ndërkohë që ajo po tregon se si institucio
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.