Kshz maqedoniKSHZ: Deri në orën 09:00 në Bërvenicë votuan 400 qytetarë, pjesëmarrja 2,46 për qind
2 min čitanja
Kshz maqedoni
KSHZ: Deri në orën 09:00 në Bërvenicë votuan 400 qytetarë, pjesëmarrja 2,46 për qind
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës kanë nisur me pjesëmarrje dukshëm më të ulët krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Deri në orën 09:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar vetëm 400 qytetarë, përkatësisht 2,46 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Radica Todorovska Aleksovska, e cila informoi se procesi zgjedhor deri në këto momente po zhvillohet pa pengesa. “Pjesëmarrja e votuesve është 2,46 për qind, përkatësisht gjithsej 400 qytetarë e kanë realizuar të drejtën e tyre të votës gjatë kësaj periudhe”, deklaroi Todorovska Aleksovska.Në zgjedhjet e sotme të parakohshme, të drejtë vote kanë gjithsej 16.256 qytetarë, të cilët mund të votojnë në 24 vendvotime në territorin e Komunës së Bërvenicës.Sipas KSHZ-së, votimi ka filluar në orën 07:00 dhe deri tani po zhvillohet normalisht, pa njoftime për probleme apo parregullsi. Pjesëmarrja pothuajse është përgjysmuar krahasuar me vitin 2025. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, deri në orën 09:00 kishin votuar 860 qytetarë, përkatësisht 5,33 për qind e 16.156 votuesve të regjistruar. Kjo do të thotë se pjesëmarrja e deritanishme është më e ulët për 2,87 pikë përqindjeje, ndërsa në numër absolut kanë votuar 460 qytetarë më pak sesa në të njëjtën periudhë të zgjedhjeve të kaluara.Nga KSHZ-ja rikujtojnë se qytetarët e Bërvenicës që kanë nevojë për informacione lidhur me realizimin e së drejtës së votës mund të kontaktojnë linjën telefonike falas 0800 555 44.Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00, kur edhe do të përfundojë procesi i votimit.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.