Ben blushi“Meqë shteti shkatërroi shkollat, ata po shkatërrojnë shtetin”, Ben Blushi për protestat në Shqipëri
2 min čitanja
Ben blushi
“Meqë shteti shkatërroi shkollat, ata po shkatërrojnë shtetin”, Ben Blushi për protestat në Shqipëri
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shkrimtari dhe publicisti shqiptar, Ben Blushi, ka publikuar një shkrim me titullin “Pse po protestojnë fëmijët”, në të cilin analizon shkaqet e protestave të fundit në Shqipëri, duke e lidhur dhunën e një pjese të protestuesve me degradimin e sistemit arsimor dhe krizën e edukimit qytetar gjatë tri dekadave të fundit.Blushi vlerëson se shkolla, e cila duhet të formojë qytetarë të përgjegjshëm, ka dështuar në këtë mision, duke krijuar, sipas tij, një brez të ri që e sheh shtetin si armik dhe institucionet publike si objektiva për t’u shkatërruar.“Dobësimi pa kthim i arsimit për 30 vjet ka krijuar një kategori sociale që nuk ka më frikë nga shteti”, shkruan Blushi, duke shtuar se, në vend që t’i edukojë me përgjegjësi qytetare, shkolla u ka përcjellë të rinjve ndjenjën e urrejtjes ndaj shtetit.Ai e lidh këtë fenomen me problemet e vazhdueshme të sistemit arsimor, përfshirë politizimin, servilizmin, presionet politike, korrupsionin dhe shitblerjen e notave, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar në formimin e një brezi të pakënaqur dhe të tjetërsuar nga shoqëria.Në shkrimin e tij, Blushi vë në pah edhe dallimet mes protestave të studentëve në vitin 1990 dhe atyre të sotme. Ai kujton se studentët që dolën kundër regjimit komunist kërkonin ndryshimin politik, por nuk shkatërruan pronën publike.Sipas tij, dallimi qëndron te mënyra se si shkolla i kishte edukuar studentët e asaj kohe për ta ndarë regjimin politik nga shteti si institucion që duhet të mbetet funksional, pavarësisht ndryshimeve të pushtetit.“Shkolla nuk janë librat që të bëjnë inxhinier, ekonomist apo arkitekt. Shkolla është pasioni i mësuesve për t’i bërë nxënësit e tyre qytetarë të mirë”, thekson Blushi.Një pjesë të rëndësishme të analizës, shkrimtari ia kushton edhe ndikimit të rrjeteve sociale në formimin e të rinjve. Ai argumenton se platformat digjitale, veçanërisht TikTok-u, kanë krijuar hapësira ku maskimi, agresiviteti dhe imazhi i dhunës mund të kthehen në mjete të shprehjes dhe identifikimit të protes
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.