Dialogu strategjikDialogu Strategjik me SHBA-në i pezulluar, opozita kërkon veprime urgjente nga Qeveria
2 min čitanja
Dialogu strategjik
Dialogu Strategjik me SHBA-në i pezulluar, opozita kërkon veprime urgjente nga Qeveria
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Partitë opozitare në Kosovë kanë kërkuar rikthimin sa më të shpejtë të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar se Qeveria duhet të ndërmarrë hapa për rikthimin e besimit të partnerëve amerikanë.Në anën tjetër, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se Kosova vazhdon të jetë në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në dhe se proceset do të shtyhen përpara edhe gjatë mandatit të ri të institucioneve.Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëresha Kryeziu, tha për EO se çështja e rikthimit të dialogut u takon Qeverisë dhe Presidencës, ndërsa theksoi se, pavarësisht pezullimit, bashkëpunimi mes Kosovës dhe SHBA-së ka vazhduar.“Tash kjo është çështje e qeverisë edhe e presidencës. Sigurisht ata do të përdorin strategjitë e veta, të cilat nuk i di unë, sepse unë jam deputete e Kuvendit dhe kjo ka të bëjë vetëm me fushëveprimtarinë tonë brenda komisioneve parlamentare, që zakonisht ndjekim rrugë që i nisin institucionet, si Presidenca, si Qeveria, edhe si Kuvend dhe si komisione parlamentare. Ju e dini cilat janë arsyet se pse është ndërprerë dialogu strategjik, dhe unë besoj që pavarësisht që ka pasur një ndërprerje, ka vazhduar, sepse në vazhdimësi kemi pasur bashkëpunime të ndërsjella, të cilat i kanë shtyrë çështjet tona me interes përpara. Kjo do të ndodhë sigurisht edhe tani. Nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar, sepse Republika e Kosovës gjithmonë ka qenë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në koordinim me ta, dhe ata gjithmonë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë aleatët kryesorë të Republikës së Kosovës”, tha ajo.Kryeziu shtoi se pret që institucionet e Kosovës të vazhdojnë përpara me çështjet me interes për vendin, por theksoi se nuk mund të flasë në emër të Qeverisë dhe Presidencës për strategjitë që do të ndjekin.“Kështu që kjo natyrshëm do të ndodhë, sidomos tani pasi që institucionet tona kanë marrë mandatet e plota dhe do të funksionojnë si të tilla përgjatë këtij mandati të plotë politik dhe ne do të ecim çështjet p
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.