PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Donald trumpRubio thotë se Trumpit do t'i duhen deri në 60 ditë për të "analizuar" sanksionet ndaj Rusisë
2 min čitanja
Donald trump

Rubio thotë se Trumpit do t'i duhen deri në 60 ditë për të "analizuar" sanksionet ndaj Rusisë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të shtunën se vendimi i presidentit Donald Trump për të pezulluar sanksionet dhe tarifat gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë, do të shërbejë si një pauzë 60-ditore për të "analizuar" ndikimin e tyre në ekonominë globale."Presidenti dëshiron të shfrytëzojë këtë periudhë 60-ditore për të analizuar se çfarë do të thotë vendosja e sanksioneve dhe tarifave për ekonominë globale, si dhe për vetë ekonominë amerikane", tha Rubio, duke vënë në dukje se kufizimet ekonomike përfshijnë një sërë vendesh, jo vetëm Rusinë.Ai theksoi se konflikte të ndryshme po ndikojnë në çmimet globale të energjisë, duke përfshirë tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe sulmet ndaj Arabisë Saudite nga lëvizja Houthi e Jemenit."Këto konflikte në mbarë botën po ndërthuren me njëri-tjetrin dhe po ndikojnë jo vetëm te çmimet globale të naftës dhe naftës diezel", por edhe te ekonomitë në përgjithësi, u shpreh Rubio.Të shtunën vonë, Trump deklaroi se vendimi i tij do të jetë në dobi të SHBA-së, ndonëse mbeti e paqartë nëse ai e kishte marrë përfundimisht një vendim për këtë çështje."Ne do ta gjejmë zgjidhjen, dhe ju gjithashtu do ta kuptoni", tha ai. "Është një vendim shumë i mirë; do të jetë një vendim i dobishëm për vendin, dhe besoj se do të jetë i mirë edhe për botën".Ligjvënësit amerikanë, nga të dyja krahët politikë, e kritikuan ashpër Trumpin pasi ai nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që pezullon sanksionet dhe tarifat gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë – masa këto të miratuara nga Kongresi muajin e kaluar.Ligji, i miratuar në shtator dhe i nënshkruar nga Trump, përfshinte sanksione ndaj zyrtarëve rusë, oligarkëve dhe institucioneve financiare, si dhe i jepte Trumpit autoritetin për të vendosur sanksione ndaj blerësve kryesorë të naftës dhe gazit rus.Qëllimi ishte shkëputja e burimeve të financimit për mbështetësit e presidentit rus Vladimir Putin, si dhe për luftën e tij në Ukrainë.Megjithatë, të premten vonë, dy ditë para se ligji të hynte në fuqi, T

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të shtunën se vendimi i presidentit Donald Trump për të pezulluar sanksionet dhe tarifat gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë, do të shërbejë si një pauzë 60-ditore për të "analizuar" ndikimin e tyre në ekonominë globale."Presidenti dëshiron të shfrytëzojë këtë periudhë 60-ditore për të analizuar se çfarë do të thotë vendosja e sanksioneve dhe tarifave për ekonominë globale, si dhe për vetë ekonominë amerikane", tha Rubio, duke vënë në dukje se kufizimet ekonomike përfshijnë një sërë vendesh, jo vetëm Rusinë.Ai theksoi se konflikte të ndryshme po ndikojnë në çmimet globale të energjisë, duke përfshirë tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, si dhe sulmet ndaj Arabisë Saudite nga lëvizja Houthi e Jemenit."Këto konflikte në mbarë botën po ndërthuren me njëri-tjetrin dhe po ndikojnë jo vetëm te çmimet globale të naftës dhe naftës diezel", por edhe te ekonomitë në përgjithësi, u shpreh Rubio.Të shtunën vonë, Trump deklaroi se vendimi i tij do të jetë në dobi të SHBA-së, ndonëse mbeti e paqartë nëse ai e kishte marrë përfundimisht një vendim për këtë çështje."Ne do ta gjejmë zgjidhjen, dhe ju gjithashtu do ta kuptoni", tha ai. "Është një vendim shumë i mirë; do të jetë një vendim i dobishëm për vendin, dhe besoj se do të jetë i mirë edhe për botën".Ligjvënësit amerikanë, nga të dyja krahët politikë, e kritikuan ashpër Trumpin pasi ai nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që pezullon sanksionet dhe tarifat gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë – masa këto të miratuara nga Kongresi muajin e kaluar.Ligji, i miratuar në shtator dhe i nënshkruar nga Trump, përfshinte sanksione ndaj zyrtarëve rusë, oligarkëve dhe institucioneve financiare, si dhe i jepte Trumpit autoritetin për të vendosur sanksione ndaj blerësve kryesorë të naftës dhe gazit rus.Qëllimi ishte shkëputja e burimeve të financimit për mbështetësit e presidentit rus Vladimir Putin, si dhe për luftën e tij në Ukrainë.Megjithatë, të premten vonë, dy ditë para se ligji të hynte në fuqi, T

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…