PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Edi ramaRama: Neutralizuam dronin që do të godiste Kryeministrinë! Duart e Putinit dhe Iranit në protesta​
2 min čitanja
Edi rama

Rama: Neutralizuam dronin që do të godiste Kryeministrinë! Duart e Putinit dhe Iranit në protesta​

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se është neutralizuar një dron i pajisur me eksploziv, i cili, sipas tij, ishte i destinuar të godiste Kryeministrinë. Deklarata vjen pesë ditë pas protestave të dhunshme në kryeqytetin shqiptar.Gjatë një deklarimi publik, Rama tha se droni ishte neutralizuar dy ditë më parë, duke pretenduar se sulmi i planifikuar mund të shkaktonte zjarr dhe pasoja të rënda në ambientet e brendshme të ndërtesës së Kryeministrisë.“Përpara dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste Kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ajo grehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasojash. Nuk ka rini, student e të mitur i shkon mendja dhe jo më ta vërë në jetë këtë plan. Është një dorë e huaj”, deklaroi Rama.Kreu i qeverisë shqiptare akuzoi gjithashtu Rusinë dhe Iranin për ndërhyrje në zhvillimet politike në Shqipëri, duke pretenduar se ekzistojnë të dhëna për ndikimin e aktorëve të huaj në situatën e krijuar pas protestave.Në deklaratën e tij, Rama iu referua edhe një figure ideologjike të lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për justifikimin e agresioneve të Rusisë kundër demokracisë dhe Perëndimit.“Justifikuesi i Rusisë imperialiste foli dhe tha tani po, tani Shqipëria po tregon ngjyrën e vërtetë të saj, një popull kurajoz, popull ortodoks, popull sufistësh dhe ortodoksësh. Kemi shumë të dhëna për interferencën e duarve të huaja. Një dorë tjetër është Irani. Kulmi i dezinformimit”, tha Rama.Ai shtoi se, sipas tij, pas asaj që e cilësoi si maskë të protestave fshihen aktorë që kanë interesa kundër Shqipërisë./Telegrafi.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se është neutralizuar një dron i pajisur me eksploziv, i cili, sipas tij, ishte i destinuar të godiste Kryeministrinë. Deklarata vjen pesë ditë pas protestave të dhunshme në kryeqytetin shqiptar.Gjatë një deklarimi publik, Rama tha se droni ishte neutralizuar dy ditë më parë, duke pretenduar se sulmi i planifikuar mund të shkaktonte zjarr dhe pasoja të rënda në ambientet e brendshme të ndërtesës së Kryeministrisë.“Përpara dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste Kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ajo grehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasojash. Nuk ka rini, student e të mitur i shkon mendja dhe jo më ta vërë në jetë këtë plan. Është një dorë e huaj”, deklaroi Rama.Kreu i qeverisë shqiptare akuzoi gjithashtu Rusinë dhe Iranin për ndërhyrje në zhvillimet politike në Shqipëri, duke pretenduar se ekzistojnë të dhëna për ndikimin e aktorëve të huaj në situatën e krijuar pas protestave.Në deklaratën e tij, Rama iu referua edhe një figure ideologjike të lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për justifikimin e agresioneve të Rusisë kundër demokracisë dhe Perëndimit.“Justifikuesi i Rusisë imperialiste foli dhe tha tani po, tani Shqipëria po tregon ngjyrën e vërtetë të saj, një popull kurajoz, popull ortodoks, popull sufistësh dhe ortodoksësh. Kemi shumë të dhëna për interferencën e duarve të huaja. Një dorë tjetër është Irani. Kulmi i dezinformimit”, tha Rama.Ai shtoi se, sipas tij, pas asaj që e cilësoi si maskë të protestave fshihen aktorë që kanë interesa kundër Shqipërisë./Telegrafi.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…