Kf gjilaniSuperliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje
1 min čitanja
Kf gjilani
Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje, në kuadër të xhiros së 10-të.Lideri i kampionatit, Malisheva, luan sërish në shtëpi, ku pas barazimit në mesjavë ndaj Prishtinës, këtë herë pret Vushtrrinë, skuadrën që renditet në fund të tabelës.Në anën tjetër, Gjilani, që emëroi Zekirija Ramadanin në postin e trajnerit, do t’i bëjë konak Feronikelit 74. Kjo është një përballje që ndër vite ka ditur të sjellë emocione. Gjilani pozicionohet në vendin e pestë me 14 pikë, ndërsa Feronikeli 74 renditet i teti me tetë pikë.Të hënën janë në program edhe dy ndeshje të tjera: Ballkani pret Prishtinën, ndërsa Dukagjini përballet me Drenicën.Xhiroja e 10-të nisi me përballjen mes Llapit dhe Dritës, ku kampioni aktual shënoi fitore në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me rezultat 2-1. /Telegrafi/ Standings provided by Sofascore
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.