Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa tetë të tjerë janë dërguar në mbajtje, sipas raportit të incidenteve dhe ngjarjeve policore të datës 17 tetor 2026.Gjatë kësaj periudhe janë raportuar raste të ndryshme kriminale, përfshirë lëndime trupore, dhunë në familje, kanosje, armëmbajtje pa leje, kontrabandë me mallra dhe kontrabandim me migrantë.Një nga rastet është regjistruar në Fushë Kosovë, ku njësitë e Sektorit të Hetimeve të Policisë Kufitare kanë ndaluar një automjet transportues, në të cilin ndodheshin dy persona të dyshuar.Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash të kategorive të ndryshme, përfshirë barna, produkte higjienike, bizhuteri, veshmbathje, pajisje teknologjike, kompjuterë, laptopë dhe telefona celularë.Të dyshuarit kanë deklaruar se mallrat i kishin sjellë nga Maqedonia e Veriut, por nuk kanë paraqitur dokumentacion që dëshmonte importin e tyre të ligjshëm. Përveç mallrave, policia ka sekuestruar edhe automjetin transportues. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.Raste të armëmbajtjes pa leje dhe të shtënash me armëRaste të armëmbajtjes pa leje janë regjistruar edhe në Prishtinë, Obiliq dhe në rajonin e Gjakovës.Në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, policia ka ndaluar një automjet me dy persona, ku gjatë kontrollit janë gjetur një pistoletë me pesë fishekë dhe një thikë.Ndërkaq, në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, gjatë kontrollit të një veture janë gjetur dhe konfiskuar një armë, një karikator, nëntë fishekë dhe një shufër metalike.Në fshatin Mazrek të Gjakovës, policia ka ndaluar një veturë, ku ka gjetur një armë të gjatë automatike, 27 fishekë dhe një karikator. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe 102 fishekë të tjerë.I dyshuari është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.Ndërkohë, në Podujevë janë raportuar dy raste të të shtënave me armë gjatë ahengjeve familjare. Në të dy rastet janë
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
