Foto: TelegrafiIz objave izvora
Shqiptari Ermal Hadribeaj humb me nokaut në sekondën e fundit luftën për titullin e kampionit të botës ndaj Sebastian Fundorës.Boksieri amerikan e fitoi duelin me një goditje të fuqishme me të majtën në sekondën e fundit të raundit të 12-të, duke ruajtur titullin e tij të WBC-së. Kjo ishte mbrojtja e katërt e suksesshme e titullit për Fundoran, i cili regjistroi fitoren e 25-të në karrierën profesioniste.Hadribeaj e nisi mirë përballjen, Fillimisht duke u futur në ring me një xhaketë kuqezi dhe me të filluar përballja, duke synuar goditjet në trup dhe duke u përpjekur të shfrytëzonte hapësirat në mbrojtjen e kundërshtarit. View this post on Instagram A post shared by DAZN Boxing (@daznboxing) Megjithatë, Fundora arriti të merrte kontrollin gradualisht, duke e ushtruar presionin dhe duke goditur vazhdimisht në pjesën e trupit. Boksieri shqiptar u ndëshkua me zbritje pikësh për mbajtje të kundërshtarit në raundin e tretë dhe të 11-të. Pavarësisht rezistencës së tij, Fundora e gjeti momentin vendimtar në sekondat e fundit, duke e rrëzuar Hadribeajn me një goditje të majtë.Me këtë humbje, Hadribeaj pësoi disfatën e parë në karrierën profesioniste, duke mbetur me bilancin prej 23 fitoresh, një humbjeje dhe një barazimi. View this post on Instagram A post shared by DAZN Boxing (@daznboxing) Ndërkohë, Fundora, 28-vjeçar, regjistroi fitoren e pestë radhazi që nga humbja me nokaut ndaj Brian Mendoza në prill të vitit 2023. Ai tashmë synon unifikimin e titujve në këtë kategori, duke përmendur si kundërshtarë të mundshëm Jaron Ennisin dhe Josh Kellyn.“Dëshiroj të luftoj për t'u bërë kampion i padiskutueshëm në këtë kategori”, deklaroi Fundora pas meçit. Hadribeaj, boksier shqiptar me bazë në Miami, e kishte siguruar mundësinë për të luftuar për titullin pas fitores ndaj Bakary Samake, i cili deri atëherë nuk kishte pësuar humbje në karrierën profesioniste. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.