PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Liam payneHarry Styles përlotet në skenë, debuton me këngën e papublikuar kushtuar Liam Payne në përvjetorin e vdekjes së tij
2 min čitanja
Liam payne

Harry Styles përlotet në skenë, debuton me këngën e papublikuar kushtuar Liam Payne në përvjetorin e vdekjes së tij

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Harry Styles është shfaqur i emocionuar gjatë koncertit të tij në Madison Square Garden në New York, ku performoi për herë të parë një këngë të papublikuar, të shkruar në kujtim të mikut të tij dhe ish-anëtarit të One Direction, Liam Payne.Performanca u zhvillua më 16 tetor, në dyvjetorin e vdekjes së Liamit. Para se të këndonte, Harry tregoi se ndihej me fat për mundësinë për të performuar në atë skenë, por kujtoi se pikërisht dy vite më parë kishte humbur një nga miqtë e tij.Këngëtari 32-vjeçar shpjegoi se kënga, e titulluar What Is Enough, ishte shkruar rreth dy vite më parë për mikun e tij të ndjerë, shkruan DailyMail. Një nga vargjet e saj përshkruan dhimbjen e humbjes së një shoku dhe kujtimet e mbledhjes së njerëzve të afërt pas vdekjes së tij.Gjatë fjalës së tij, Harry theksoi rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin, duke kujtuar se shumë njerëz kanë ndikuar në jetën e tij dhe se pa ta nuk do të kishte arritur aty ku është sot. Liam Payne ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare, më 16 tetor 2024, pas rënies nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires. Në ceremoninë e varrimit të tij, të zhvilluar në nëntor të po atij viti, morën pjesë edhe ish-shokët e grupit One Direction. Harry kishte folur më parë për vështirësitë emocionale të viteve të fundit dhe humbjen e miqve, duke treguar se këto përvoja e kishin bërë të reflektonte më thellë mbi jetën. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Harry Styles është shfaqur i emocionuar gjatë koncertit të tij në Madison Square Garden në New York, ku performoi për herë të parë një këngë të papublikuar, të shkruar në kujtim të mikut të tij dhe ish-anëtarit të One Direction, Liam Payne.Performanca u zhvillua më 16 tetor, në dyvjetorin e vdekjes së Liamit. Para se të këndonte, Harry tregoi se ndihej me fat për mundësinë për të performuar në atë skenë, por kujtoi se pikërisht dy vite më parë kishte humbur një nga miqtë e tij.Këngëtari 32-vjeçar shpjegoi se kënga, e titulluar What Is Enough, ishte shkruar rreth dy vite më parë për mikun e tij të ndjerë, shkruan DailyMail. Një nga vargjet e saj përshkruan dhimbjen e humbjes së një shoku dhe kujtimet e mbledhjes së njerëzve të afërt pas vdekjes së tij.Gjatë fjalës së tij, Harry theksoi rëndësinë e kujdesit për njëri-tjetrin, duke kujtuar se shumë njerëz kanë ndikuar në jetën e tij dhe se pa ta nuk do të kishte arritur aty ku është sot. Liam Payne ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare, më 16 tetor 2024, pas rënies nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires. Në ceremoninë e varrimit të tij, të zhvilluar në nëntor të po atij viti, morën pjesë edhe ish-shokët e grupit One Direction. Harry kishte folur më parë për vështirësitë emocionale të viteve të fundit dhe humbjen e miqve, duke treguar se këto përvoja e kishin bërë të reflektonte më thellë mbi jetën. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…