PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BarcelonaBarcelona barazon rekordin e Real Madridit, El Clasico mund të shkruajë historinë
2 min čitanja
Barcelona

Barcelona barazon rekordin e Real Madridit, El Clasico mund të shkruajë historinë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Barcelona po kalon një formë të jashtëzakonshme në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick triumfoi këtë të shtunë në La Cartuja, duke regjistruar fitoren e nëntë radhazi në kampionat dhe duke barazuar një rekord historik të Real Madridit.Sipas Marca, katalunasit kanë barazuar rekordin e nëntë fitoreve radhazi në fillim të sezonit, të cilin Real Madridi e kishte vendosur në edicionin 1968/69. Në atë kohë, skuadra madrilene, e drejtuar nga Miguel Muñoz, regjistroi nëntë fitore radhazi, përpara se të barazonte pa gola ndaj Pontevedrës në xhiron e dhjetë.Me suksesin e fundit në Sevilla, Barcelona ka mundësinë ta thyejë këtë rekord në ndeshjen e ardhshme të kampionatit. Dhe sfida që e pret është ndër më të veçantat e sezonit: El Clásico ndaj Real Madridit, që sipas kalendarit të përmendur do të zhvillohet të dielën, më 25 tetor, në Camp Nou.Skuadra e Hansi Flick ka treguar forcë jo vetëm në kampionat, por edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka regjistruar dy fitore ndaj Feyenoordit dhe Galatasarayt. Efikasiteti në sulm ka qenë një nga armët kryesore të katalunasve në këtë fillim sezoni.‼️ El Barça iguala el récord del Madrid y podrá convertirse en el equipo con más victorias consecutivas en el arranque de #LaLiga... en #ElClásico https://t.co/Ssy83XhAKF — MARCA (@marca) October 17, 2026 Megjithatë, Barcelona përballet me dy sfida të mëdha radhazi. Fillimisht, të martën e ardhshme, katalunasit do të luajnë në udhëtim ndaj Paris Saint-Germainit, kampionit aktual të Evropës, në një përballje të vështirë kundër skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.Më pas, vëmendja do të përqendrohet te El Clásico, ku Barcelona do të kërkojë jo vetëm të vazhdojë serinë e fitoreve, por edhe të shkruajë historinë duke thyer rekordin e Real Madridit. Një sukses ndaj rivalit të përjetshëm do t'i jepte skuadrës së Flick një shtysë të madhe në garën për titullin e La Ligës. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Barcelona po kalon një formë të jashtëzakonshme në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick triumfoi këtë të shtunë në La Cartuja, duke regjistruar fitoren e nëntë radhazi në kampionat dhe duke barazuar një rekord historik të Real Madridit.Sipas Marca, katalunasit kanë barazuar rekordin e nëntë fitoreve radhazi në fillim të sezonit, të cilin Real Madridi e kishte vendosur në edicionin 1968/69. Në atë kohë, skuadra madrilene, e drejtuar nga Miguel Muñoz, regjistroi nëntë fitore radhazi, përpara se të barazonte pa gola ndaj Pontevedrës në xhiron e dhjetë.Me suksesin e fundit në Sevilla, Barcelona ka mundësinë ta thyejë këtë rekord në ndeshjen e ardhshme të kampionatit. Dhe sfida që e pret është ndër më të veçantat e sezonit: El Clásico ndaj Real Madridit, që sipas kalendarit të përmendur do të zhvillohet të dielën, më 25 tetor, në Camp Nou.Skuadra e Hansi Flick ka treguar forcë jo vetëm në kampionat, por edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka regjistruar dy fitore ndaj Feyenoordit dhe Galatasarayt. Efikasiteti në sulm ka qenë një nga armët kryesore të katalunasve në këtë fillim sezoni.‼️ El Barça iguala el récord del Madrid y podrá convertirse en el equipo con más victorias consecutivas en el arranque de #LaLiga... en #ElClásico https://t.co/Ssy83XhAKF — MARCA (@marca) October 17, 2026 Megjithatë, Barcelona përballet me dy sfida të mëdha radhazi. Fillimisht, të martën e ardhshme, katalunasit do të luajnë në udhëtim ndaj Paris Saint-Germainit, kampionit aktual të Evropës, në një përballje të vështirë kundër skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.Më pas, vëmendja do të përqendrohet te El Clásico, ku Barcelona do të kërkojë jo vetëm të vazhdojë serinë e fitoreve, por edhe të shkruajë historinë duke thyer rekordin e Real Madridit. Një sukses ndaj rivalit të përjetshëm do t'i jepte skuadrës së Flick një shtysë të madhe në garën për titullin e La Ligës. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…