Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet 2000 arriti dy finale radhazi të Ligës së Kampionëve, sot po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa pakënaqësia e tifozëve ndaj pronarit Peter Lim ka arritur kulmin.Kriza u bë edhe më e dukshme pas humbjes 5-0 ndaj Barcelonës më 6 shtator, ndërsa që atëherë, ekipi mori dy humbje, dy barazime dhe një fitore, ndërsa mban vendin e 19-të, me 6 pikë. Mesfushori Rodri u kap nga kamerat duke komentuar se Valencia ishte shumë e dobët dhe nuk kishte arritur ta kalonte mesin e fushës. Ai më pas kërkoi falje, duke sqaruar se fjalët e tij kishin qenë një reagim ndaj asaj që po shihte në fushë dhe jo një përpjekje për ta nënçmuar klubin. Por prapa fjalëve të Rodrit është një e vërtetë e madhe, përnjëmend Valencia aktualisht është shumë dobët. Kur Valencia frikësonte EvropënEpoka e artë nisi në fund të viteve ’90, kur trajneri Claudio Ranieri ndërtoi një skuadër konkurruese, me futbollistë si Gaizka Mendieta, Claudio López dhe Miguel Ángel Angulo. Valencia fitoi Kupën e Mbretit në vitin 1999, ndërsa një vit më vonë, nën drejtimin e Héctor Cúperit, arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, ku humbi 3-0 nga Real Madridi. Në sezonin 2000/01, Valencia u rikthye në finalen e garës më prestigjioze evropiane. Këtë herë, kundërshtar ishte Bayern Munichu. Pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, skuadra spanjolle u mposht 5-4 në penallti, duke përjetuar një tjetër zhgënjim të madh.Megjithatë, Valencia nuk u ndal me kaq. Me Rafael Benítezin në stol, klubi fitoi La Ligën në sezonet 2001/02 dhe 2003/04, ndërsa në vitin 2004 triumfoi edhe në Kupën UEFA, duke mposhtur Marseille në finale. Në atë periudhë, Valencia ishte një skuadër e organizuar, me identitet të qartë dhe e aftë të rivalizonte gjigantët e futbollit spanjoll. Peter Lim dhe përplasja me tifozëtNë vitin 2014, biznesmeni nga Singapori, Peter Lim, mori drejtimin e klubit, duke ngjallur shpresat p
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
