Skip to comments
Događaj u razvoju
Vijest · Balkan

Pesë ditë protesta kundër Ramës, Tirana përfshihet nga dhuna – Uashingtoni ngre alarmin

Protesta e pestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Tiranë është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, zjarre dhe dëme të shumta materiale në disa zona të kryeqytetit.Protestuesit kanë dalë sërish në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e Ramës, ndërsa tensionet kanë vazhduar për orë të tëra, nga Ministria e Arsimit deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe zona të tjera të Tiranës.Sipas të dhënave të raportuara, nga protestat e së shtunës janë lënduar 34 persona, prej tyre 21 zyrtarë policorë dhe 13 protestues.Tubimi nisi rreth orës 11:00 para Ministrisë së Arsimit. Pas disa orësh, situata u tensionua, ndërsa protestuesit dogjën kosha të mbeturinave, shkulën kangjella të trotuarit dhe hodhën gurë e sende të forta në drejtim të efektivëve të policisë.Për shpërndarjen e turmës, policia përdori autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës.Më pas, protestuesit u zhvendosën drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku përplasjet vazhduan me hedhjen e molotovëve, gurëve dhe mjeteve piroteknike në drejtim të forcave të rendit. Gjatë incidenteve, një automjet u përfshi nga flakët, ndërsa në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit.Pas disa orësh tensionesh, policia nisi një operacion për largimin e protestuesve nga zona para Kryeministrisë. Në aksion u angazhuan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të strukturave Operacionale, të cilët përdorën katër autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës dhe lirimin e bulevardit.Gjatë ndërhyrjes nisën edhe shoqërimet e para të protestuesve.Incidentet vazhduan edhe pas largimit të protestuesve nga bulevardi. Molotovë u hodhën drejt ish-hotel “Dajtit”, ku ndodhen zyrat e Bankës së Shqipërisë, duke shkaktuar zjarr në hyrje të institucionit.Zjarre u raportuan edhe në ambientet e Gjykatës së Lartë, ndërsa u dogjën një biznes dhe automjete në zonën përreth.Më vonë, protestuesit u shpërndanë në rrugë të tjera të kryeqytetit, ku u dëmtuan kioska dhe tabela sinjalistike, si dhe u dogjën kazanë të mbeturinave.Për

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Pesë ditë protesta kundër Ramës, Tirana përfshihet nga dhuna – Uashingtoni ngre alarminFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...