VijestiKosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi
2 min čitanja
Vijesti
Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Kosova po përmendet në fushatë, por kryesisht për akuza politike dhe mesazhe nacionaliste. Pushteti dhe kundërshtarët e tij përsërisin politikat, pa ofruar zgjidhje konkrete për vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.Sipas analistëve, pushteti po e përdor çështjen e Kosovës për të dobësuar mbështetjen ndaj Listës Studentore, rivales kryesore në këto zgjedhje.“Ajo që kemi vërejtur gjatë përcjelljes së fushatës është se Kosovën më së shpeshti e përdor pushteti në fushatën negative kundër studentëve, me pretendimin se ata do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Në këtë mënyrë përpiqet të largojë një pjesë të votuesve me orientim më nacional nga Lista Studentore”, tha Sofija Popovbiq nga European Western Balkans.Qëndrimet mbeten të njohura. Pushteti dhe Lista Studentore i referohen Kushtetutës së Serbisë. Disa parti nacionaliste kërkojnë tërheqjen nga marrëveshjet e Brukselit. Një qasje tjetër paraqet koalicioni opozitar “Serbia Evropiane”, i cili kërkon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.“Ne kemi dokumente të miratuara në Kuvend dhe duhet të veprojmë në përputhje me to. Duhet të liberalizojmë tregtinë, udhëtimet, arsimin, sportin e kështu me radhë. Për mua kjo është çështje njerëzore, jo çështje shtetësie”, tha Goran Jeshiq, nga Koalicioni “Serbia Evropiane”.Kosova mbetet pjesë e përplasjeve politike në Serbi. Por të rëndësishme janë edhe votat e serbëve të Kosovës. Më 25 tetor, ata do të votojnë në Rashkë, Vranjë, Kurshumli dhe Tutin.Qeverinë e ardhshme në Beograd e presin detyrimet nga dialogu. Për Kosovën dhe rajonin, mbetet pyetja: a do të ndryshojë pas zgjedhjeve vetëm retorika politike, apo edhe qasja e Beogradit ndaj Kosovës?
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.