Skip to comments
Događaj u razvoju
Protesta në tiranë

Ndjekësit kritikojnë Arbana Osmanin pas reagimit për protestat: U kujtove shumë vonë

Reagimi i parë publik i Arbana Osmanit për protestat që po zhvillohen në Shqipëri nuk është pritur mirë nga një pjesë e ndjekësve të saj. Moderatorja ka thyer heshtjen pas disa ditësh protestash studentore dhe përplasjesh me policinë, por është përballur me kritika për vonesën e reagimit.Përmes një postimi në Instagram, Arbana shpjegoi arsyen e heshtjes së saj: “Kam zgjedhur të hesht këto ditë, për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh”. Ajo shtoi se ngjarjet në Shqipëri nuk janë një reality show që duhet komentuar me tifozllëk nga divani apo një mundësi për të mbledhur pëlqime në Instagram. View this post on Instagram A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) Si nënë e tre fëmijëve, moderatorja shprehu shqetësimin për të rinjtë që po përballen me dhunën, si dhe për dëmet e shkaktuara në kryeqytet. Në fund, ajo iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama me mesazhin: “Mjaft; respekto popullin tënd, dëgjoje”.Megjithatë, shpjegimi për heshtjen disaditore nxiti reagime të shumta kritike. “Më mirë mos të kishe folur fare!”, shkroi një ndjekëse, ndërsa një tjetër ironizoi: “Po shumë herët reagove, o Bana”.Një koment tjetër, që sipas artikullit mori qindra pëlqime, e kritikonte moderatoren duke iu referuar kushteve në të cilat rriten fëmijët e saj: “Fëmijët e tu janë gjeografikisht në Shqipëri sepse shërbimet i marrin ndryshe. Fëmijët e tu nuk kanë nevojë të zvarriten nëpër spitalet shtetërore”.Kritikat vijuan edhe me ironi për karrierën e saj televizive. “E ke ngatërruar me suspancën e shpalljes së fituesit BBV, këtë reflektimin kaq të gjatë më duket!”, shkroi një tjetër komentues. Ndërsa influenceri Johny Dega iu drejtua Arbanës me fjalët: “Shumë herët u kujtove, marrë parasysh që populli shqiptar të bëri milionere”.Mes komenteve pati edhe mbështetje për moderatoren, por kritikat zunë një hapësirë të konsiderueshme në diskutimin online. Sipas Prive, në momentin e raportimit, postimi kishte mbi 8 mijë pëlqime dhe më shumë se 300 komente, ndërsa komentimi shfaqej i kufizua

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Ndjekësit kritikojnë Arbana Osmanin pas reagimit për protestat: U kujtove shumë vonëFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...