PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Man city“Një betejë e vështirë” – avokati zbulon çfarë e pret Man Cityn në apelin për 115 shkeljet e bëra
2 min čitanja
Man city

“Një betejë e vështirë” – avokati zbulon çfarë e pret Man Cityn në apelin për 115 shkeljet e bëra

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Manchester City përballet me një betejë të vështirë për ta përmbysur vendimin që e shpalli fajtor për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier, ka paralajmëruar një avokat i njohur i së drejtës sportive.Klubi anglez u shpall fajtor për shumicën e akuzave të ngritura nga Liga Premier, pas shqyrtimit të çështjes nga një komision i pavarur.Sipas gjetjeve të komisionit, City kishte përdorur edhe marrëveshje të konsideruara fiktive për të fryrë të ardhurat dhe për të ulur kostot, duke organizuar marrëveshje të maskuara financimi me partnerë komercialë në vlerë deri në rreth 1.04 miliardë euro, gjatë periudhës 2009-2018. Gjatë kësaj kohe, klubi fitoi tri tituj të Ligës Premier.Manchester City mund të përballet me një sërë sanksionesh, përfshirë pezullimin nga garat e kampionatit, zbritjen e pikëve, përsëritjen e ndeshjeve, përjashtimin nga liga, detyrimin për të paguar kompensim ndaj klubeve të tjera, rënien automatike nga kategoria, madje edhe heqjen e titujve të fituar. Pavarësisht vendimit, klubi vazhdon të këmbëngulë në pafajësinë e tij dhe ka paraqitur ankesë, për të cilën pritet të ketë një vendim brenda 12 javësh. Kampionët anglezë pretendojnë se kanë një “sasi gjithëpërfshirëse provash të pakundërshtueshme” që mbështesin qëndrimin e tyre.Megjithatë, avokati i njohur i së drejtës sportive, James Severn, partner në firmën Penningtons Manches Cooper dhe anëtar i Shoqatës së Avokatëve të Çështjeve Gjyqësore në Londër (LSLA), ka thënë për BBC Sport se City përballet me pengesa të konsiderueshme për ta ndryshuar vendimin.Sipas Severn, klubi do të argumentojë se shumat e përfituara nga marrëveshjet e sponsorizimit ishin legjitime dhe jo të fryra artificialisht. Megjithatë, për ta përmbysur vendimin, City duhet të dëshmojë se ka pasur një gabim thelbësor në interpretimin e ligjit, parimeve apo fakteve, ose një padrejtësi serioze procedurale që ka ndikuar në vendimin e komisionit. 24 dëshmitarë dhe dokumente sekrete – Man City pretendon se ka prova për ta rrëzuar

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Manchester City përballet me një betejë të vështirë për ta përmbysur vendimin që e shpalli fajtor për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier, ka paralajmëruar një avokat i njohur i së drejtës sportive.Klubi anglez u shpall fajtor për shumicën e akuzave të ngritura nga Liga Premier, pas shqyrtimit të çështjes nga një komision i pavarur.Sipas gjetjeve të komisionit, City kishte përdorur edhe marrëveshje të konsideruara fiktive për të fryrë të ardhurat dhe për të ulur kostot, duke organizuar marrëveshje të maskuara financimi me partnerë komercialë në vlerë deri në rreth 1.04 miliardë euro, gjatë periudhës 2009-2018. Gjatë kësaj kohe, klubi fitoi tri tituj të Ligës Premier.Manchester City mund të përballet me një sërë sanksionesh, përfshirë pezullimin nga garat e kampionatit, zbritjen e pikëve, përsëritjen e ndeshjeve, përjashtimin nga liga, detyrimin për të paguar kompensim ndaj klubeve të tjera, rënien automatike nga kategoria, madje edhe heqjen e titujve të fituar. Pavarësisht vendimit, klubi vazhdon të këmbëngulë në pafajësinë e tij dhe ka paraqitur ankesë, për të cilën pritet të ketë një vendim brenda 12 javësh. Kampionët anglezë pretendojnë se kanë një “sasi gjithëpërfshirëse provash të pakundërshtueshme” që mbështesin qëndrimin e tyre.Megjithatë, avokati i njohur i së drejtës sportive, James Severn, partner në firmën Penningtons Manches Cooper dhe anëtar i Shoqatës së Avokatëve të Çështjeve Gjyqësore në Londër (LSLA), ka thënë për BBC Sport se City përballet me pengesa të konsiderueshme për ta ndryshuar vendimin.Sipas Severn, klubi do të argumentojë se shumat e përfituara nga marrëveshjet e sponsorizimit ishin legjitime dhe jo të fryra artificialisht. Megjithatë, për ta përmbysur vendimin, City duhet të dëshmojë se ka pasur një gabim thelbësor në interpretimin e ligjit, parimeve apo fakteve, ose një padrejtësi serioze procedurale që ka ndikuar në vendimin e komisionit. 24 dëshmitarë dhe dokumente sekrete – Man City pretendon se ka prova për ta rrëzuar

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…