Ejup maqedonciKosova synon blerjen e helikopterëve ushtarakë, ekspertët kërkojnë më shumë armatim
2 min čitanja
Ejup maqedonci
Kosova synon blerjen e helikopterëve ushtarakë, ekspertët kërkojnë më shumë armatim
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kosova po synon t`i forcojë kapacitetet mbrojtëse përmes blerjes së helikopterëve ushtarakë amerikanë. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se kërkesa i është adresuar Departamentit Amerikan të Luftës. Ekspertët e sigurisë e vlerësojnë këtë nismë si hap të rëndësishëm për forcimin e FSK-së, por theksojnë se vendit i nevojiten edhe sisteme të tjera të mbrojtjes. Ndërkohë, Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka fituar riakreditimin pesëvjeçar.Në vazhdën e paralajmërimeve për blerje të reja të armatimit, Kosova po synon të pajiset edhe me helikopterë ushtarakë, me qëllim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se kërkesa për blerjen e helikopterëve i është adresuar Departamentit Amerikan të Luftës.Sipas tij, procedurat do të zhvillohen përmes programit amerikan FMS, që mundëson blerjen e pajisjeve ushtarake përmes Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Në kuadër të këtij programi, Departamenti Amerikan i Luftës udhëheq procedurat e negocimit, prokurimit dhe hapat e tjerë që lidhen me blerjen.Ekspertët e sigurisë e vlerësojnë këtë nismë si zhvillim pozitiv për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Kosovës.“Kosova ka nevojë për shumëçka dhe për shumë sisteme të mbrojtjes, jo vetëm helikopterë. Ka nevojë edhe për mbrojtje kundërajrore, për mjete që përdoren në luftën kundër mjeteve të blinduara, për dronë e të tjera. Pra, është një gamë e gjerë e armatimeve që i duhen Kosovës. Sigurisht që secila blerje që paralajmërohet është në interes të shtetit”, tha Hysen Gecaj, ekspert i sigurisë.Edhe eksperti tjetër i sigurisë, Arben Dashevci, e konsideron këtë zhvillim të rëndësishëm për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.“Viti 2026 do të jetë vit i nënshkrimit të shumë marrëveshjeve për plotësimin e kapaciteteve mbrojtëse të ushtrisë së Kosovës, në këtë rast FSK-së. Andaj, porositja ose edhe vetëm bisedat për pajisje ajrore, konkretisht helikopterë, si dhe për disa pajisje të tjera,
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.