PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Rb leipzigLeipzigu përjeton një makth në Mynih, Bayerni e mposht me rezultat tenistik
2 min čitanja
Rb leipzig

Leipzigu përjeton një makth në Mynih, Bayerni e mposht me rezultat tenistik

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bayern Munich ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Leipzigut, duke e mposhtur me rezultat 6-1 në kuadër të javës së gjashtë të Bundesligës.Skuadra bavareze dhuroi një paraqitje dominuese nga fillimi deri në fund, duke mos i dhënë pothuajse asnjë mundësi kundërshtarit dhe duke konfirmuar ambiciet për të vazhduar në krye të futbollit gjerman.Luis Diaz ishte njëri prej protagonistëve kryesorë të takimit, duke realizuar dy gola. Sulmuesi kolumbian e zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të për 1-0, pas një pasimi të Joshua Kimmichut, ndërsa në minutën e 26-të asistoi Aleksandar Pavlovicin për golin e dytë të Bayernit (2-0).Bavarezët vazhduan presionin dhe në minutën e 34-të e çuan epërsinë në 3-0. Harry Kane shërbeu për Michael Olisen, i cili me një goditje të saktë nga jashtë zonës e dërgoi topin në rrjetë.HAT-TRICK HEROOOO 🔥🔥🔥 https://t.co/JNgueogb9d — FC Bayern München (@FCBayern) October 17, 2026Menjëherë pas pushimit, Bayerni vazhdoi aty ku e kishte lënë. Në minutën e 47-të, Kane asistoi për Luis Diazin, i cili realizoi golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për vendasit (4-0).Gjashtë minuta më vonë, Kane u regjistrua edhe vetë në listën e golashënuesve, duke e shtyrë topin në rrjetë pas pasimit të Nathaniel Brownit për rezultatin 5-0.Spektakli bavarez u kompletua në minutën e 69-të, kur Luis Diaz lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës për 6-0.Deri në përfundim të takimit, mysafirët ia dolën të shënojnë edhe golin e nderit përmes Andrija Maksimovic, që realizoi për 6-1 pas asistimit nga Brajan Gruda.Me këtë fitore bindëse, Bayern Munich shkon në kuotën e 14 pikëve dhe momentalisht kryeson tabelën e Bundesligës, duke dërguar një mesazh të fortë për rivalët në garën për titullin./Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bayern Munich ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Leipzigut, duke e mposhtur me rezultat 6-1 në kuadër të javës së gjashtë të Bundesligës.Skuadra bavareze dhuroi një paraqitje dominuese nga fillimi deri në fund, duke mos i dhënë pothuajse asnjë mundësi kundërshtarit dhe duke konfirmuar ambiciet për të vazhduar në krye të futbollit gjerman.Luis Diaz ishte njëri prej protagonistëve kryesorë të takimit, duke realizuar dy gola. Sulmuesi kolumbian e zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të për 1-0, pas një pasimi të Joshua Kimmichut, ndërsa në minutën e 26-të asistoi Aleksandar Pavlovicin për golin e dytë të Bayernit (2-0).Bavarezët vazhduan presionin dhe në minutën e 34-të e çuan epërsinë në 3-0. Harry Kane shërbeu për Michael Olisen, i cili me një goditje të saktë nga jashtë zonës e dërgoi topin në rrjetë.HAT-TRICK HEROOOO 🔥🔥🔥 https://t.co/JNgueogb9d — FC Bayern München (@FCBayern) October 17, 2026Menjëherë pas pushimit, Bayerni vazhdoi aty ku e kishte lënë. Në minutën e 47-të, Kane asistoi për Luis Diazin, i cili realizoi golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për vendasit (4-0).Gjashtë minuta më vonë, Kane u regjistrua edhe vetë në listën e golashënuesve, duke e shtyrë topin në rrjetë pas pasimit të Nathaniel Brownit për rezultatin 5-0.Spektakli bavarez u kompletua në minutën e 69-të, kur Luis Diaz lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës për 6-0.Deri në përfundim të takimit, mysafirët ia dolën të shënojnë edhe golin e nderit përmes Andrija Maksimovic, që realizoi për 6-1 pas asistimit nga Brajan Gruda.Me këtë fitore bindëse, Bayern Munich shkon në kuotën e 14 pikëve dhe momentalisht kryeson tabelën e Bundesligës, duke dërguar një mesazh të fortë për rivalët në garën për titullin./Telegrafi/ Standings provided by Sofascore

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…