Shqipëria po përballet me krizën më të rëndë politike të trembëdhjetë vjetëve të Edi Ramës në pushtet. Protestuesit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, kanë sulmuar ndërtesa qeveritare, janë përplasur me policinë dhe kanë dëmtuar prona publike e private. Trazirat janë përhapur nga Tirana në qendrat kryesore urbane të vendit, duke nxjerrë në pah një shkallë zemërimi dhe zhgënjimi publik që qeveria duket se e ka nënvlerësuar thellësisht. Trazirat nuk janë thjesht një reagim ndaj ngjarjeve të fundit. Ato pasqyrojnë një krizë më të thellë të qeverisjes, përfaqësimit dhe besimit publik, e cila është krijuar përgjatë shumë viteve.Shpërthimi i dhunës duket se e ka zënë Ramën krejtësisht në befasi. Për muaj të tërë, protestat paqësore të lëvizjes së flamingove u shpërfillën, u përqeshën dhe u injoruan. I bindur se ato, herët a vonë, do të shuheshin, Rama nuk arriti të kuptonte thellësinë e pakënaqësisë publike që ato pasqyronin. Trazirat e dhunshme që pasuan nxorën në pah se sa gabim e kishte lexuar ai gjendjen shpirtërore të shoqërisë shqiptare.Megjithatë, shenjat paralajmëruese kishin vite që po grumbulloheshin. Përqendrimi i pushtetit, korrupsioni, perceptimi i kapjes së shtetit dhe mundësitë e kufizuara e kishin gërryer vazhdimisht besimin publik. Ndërsa një elitë e ngushtë politike dhe ekonomike përparonte dhe pasurohej, shumë shqiptarë ndiheshin gjithnjë e më të përjashtuar si nga përparimi i vendit, ashtu edhe nga sistemi i tij politik.Reagimi i Ramës ndaj trazirave ka qenë karakteristik për një stil qeverisjeje gjithnjë e më autoritar: mbështetja te policia, fajësimi i opozitës dhe i forcave të jashtme, si dhe shpërfillja, në masë të madhe, e pakënaqësive që i nxorën njerëzit në rrugë. Ajo që bie më shumë në sy është se ai i ka paraqitur trazirat si një shpërthim të përkohshëm, si një “flame” dhe jo si një sfidë themelore ndaj mënyrës së tij të qeverisjes. Kjo qasje nuk ka ndikuar ne frenimin e krizës por, përkundrazi, ka përforcuar imazhin e një udhëheqë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.