KorrupsionNga Maroviq te Radoiçiq: Të kërkuarit që nuk ekstradohen
2 min čitanja
Korrupsion
Nga Maroviq te Radoiçiq: Të kërkuarit që nuk ekstradohen
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Marrëveshjet e ekstradimit u nënshkruan për të parandaluar keqpërdorimin e shtetësisë së dyfishtë dhe praktikën e arratisjes në vendet fqinje, me qëllim shmangien nga drejtësia.Por, në praktikë, shpesh nuk funksionojnë.Edhe pse shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë marrëveshje dypalëshe për ekstradimin, ish-presidenti i dikurshëm i Serbisë dhe Malit të Zi është një nga shumë personat që, duke shfrytëzuar kufijtë e depërtueshëm dhe shtetësinë e dyfishtë, kanë arritur t’i shmangen vuajtjes së dënimit ose gjykimit në vendet e tyre.Ish-presidenti i Unionit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Maroviq, është njeri i lirë që nga 10 tetori, pasi dënimi që i ishte shqiptuar në Mal të Zi për korrupsion, është parashkruar.Ai u arratis në Serbi pas shpalljes së vendimit gjyqësor në vitin 2016.Deri në parashkrimin e dënimit, Beogradi refuzoi ta ekstradonte, ndonëse me Podgoricën ka marrëveshje për ekstradimin e ndërsjellë të shtetasve të akuzuar për krim të organizuar, korrupsion dhe vepra të tjera të rënda penale.Profesoresha e pensionuar e së Drejtës nga Beogradi, Vesna Rakiq Vodineliq, thotë për Radion Evropa e Lirë se lidhjet politike kanë ndikim të madh në vendimet për refuzimin e kërkesave të shteteve fqinje për ekstradim.Sipas saj, Maroviq është dashur të ekstradohej.Përveç personave që i janë shmangur drejtësisë së vendeve fqinje, në Ballkanin Perëndimor kanë gjetur strehim edhe të akuzuar dhe të dënuar nga vende të ndryshme të botës - nga Rumania deri në Tajlandë.Kriminelë të dënuar të luftës dhe “azilantë politikë” në SerbiMarrëveshjet dypalëshe, të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor nisën t’i nënshkruanin kryesisht nga viti 2010, mundësojnë ekstradimin e shtetasve të tyre, sipas kushteve të caktuara që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.Megjithatë, ato nuk zbatohen për veprat penale të kryera para nënshkrimit të marrëveshjeve, ndërsa në rastin e Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës, as për krimet e luftës.Pavarësisht fletarrestimit ndër
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.