PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
MercedesNvidia dhe Mercedes zgjerojnë partneritetin me fokus te drejtimi autonom i gjeneratës së ardhshme
2 min čitanja
Mercedes

Nvidia dhe Mercedes zgjerojnë partneritetin me fokus te drejtimi autonom i gjeneratës së ardhshme

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mercedes ishte prodhuesi i parë i automjeteve që mori miratimin për drejtim autonom të Nivelit 3 në Evropë, por funksionaliteti i tij ka ende shumë kufizime. Për shembull, automjeti i pajisur me një sistem të tillë (ADAS) mund të arrijë shpejtësi deri në 95 km/orë dhe vetëm në autostrada të caktuara. Mercedes e quan këtë sistem "Driver Pilot" dhe ai është zhvilluar në bashkëpunim me Nvidia. Sot, të dyja kompanitë njoftuan se po e zgjerojnë partneritetin e tyre dhe do të vazhdojnë të punojnë për një sistem drejtimi autonom të gjeneratës së ardhshme.Mercedes ofroi ekspertizën në fushën e sigurisë dhe integrimit. Nga ana tjetër, Nvidia solli teknologjinë: "Nvidia Hyperion" është arkitektura e sensorëve dhe e përpunimit të të dhënave brenda automjetit, ndërsa "Nvidia Alpamayo Stack" është softueri i drejtimit që përdor inteligjencën artificiale për të marrë vendime. "Nvidia Halos" është sistemi i sigurisë që ofron redundancë (dublim të sistemeve) dhe mekanizma mbrojtës.Qëllimi është krijimi i një sistemi të Nivelit 4 (sipas standardeve SAE), i cili e menaxhon plotësisht drejtimin e automjetit dhe reagon ndaj problemeve në kohën e duhur, brenda kushteve të caktuara operacionale. Kjo eliminon nevojën që një njeri të marrë kontrollin e mjetit. Ky është një hap nën Nivelin 5, i cili në thelb nënkupton automatizim të plotë, pa asnjë kufizim sa i përket rrugëve apo kushteve të drejtimit.Mercedes dhe Nvidia theksojnë gjithashtu se do të shohim një integrim më të thellë midis sistemit operativ të Mercedesit (MB.OS) dhe platformës "Hyperion" të Nvidia-s. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mercedes ishte prodhuesi i parë i automjeteve që mori miratimin për drejtim autonom të Nivelit 3 në Evropë, por funksionaliteti i tij ka ende shumë kufizime. Për shembull, automjeti i pajisur me një sistem të tillë (ADAS) mund të arrijë shpejtësi deri në 95 km/orë dhe vetëm në autostrada të caktuara. Mercedes e quan këtë sistem "Driver Pilot" dhe ai është zhvilluar në bashkëpunim me Nvidia. Sot, të dyja kompanitë njoftuan se po e zgjerojnë partneritetin e tyre dhe do të vazhdojnë të punojnë për një sistem drejtimi autonom të gjeneratës së ardhshme.Mercedes ofroi ekspertizën në fushën e sigurisë dhe integrimit. Nga ana tjetër, Nvidia solli teknologjinë: "Nvidia Hyperion" është arkitektura e sensorëve dhe e përpunimit të të dhënave brenda automjetit, ndërsa "Nvidia Alpamayo Stack" është softueri i drejtimit që përdor inteligjencën artificiale për të marrë vendime. "Nvidia Halos" është sistemi i sigurisë që ofron redundancë (dublim të sistemeve) dhe mekanizma mbrojtës.Qëllimi është krijimi i një sistemi të Nivelit 4 (sipas standardeve SAE), i cili e menaxhon plotësisht drejtimin e automjetit dhe reagon ndaj problemeve në kohën e duhur, brenda kushteve të caktuara operacionale. Kjo eliminon nevojën që një njeri të marrë kontrollin e mjetit. Ky është një hap nën Nivelin 5, i cili në thelb nënkupton automatizim të plotë, pa asnjë kufizim sa i përket rrugëve apo kushteve të drejtimit.Mercedes dhe Nvidia theksojnë gjithashtu se do të shohim një integrim më të thellë midis sistemit operativ të Mercedesit (MB.OS) dhe platformës "Hyperion" të Nvidia-s. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…