Foto: TelegrafiIz objave izvora
Drejtori i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë një bilanc të situatës pas protestave në Tiranë. Hita bëri me dije se 167 shtetas janë arrestuar, ndërsa 388 të tjerë janë proceduar penalisht. Gjithashtu, janë pezulluar 7 punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për dhunë e ushtruar ndaj protestuesve.Sipas Hitës, gjatë protestave janë dëmtuar institucione publike, prona publike dhe private, ndërsa janë regjistruar edhe sulme ndaj forcave të rendit. Ai theksoi se Policia u ka bërë vazhdimisht thirrje protestuesve të distancohen nga veprimet e dhunshme.“Janë arrestuar 167 shtetas dhe janë proceduar 388 të tjerë. Janë pezulluar edhe 7 punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur menjëherë hetimi disiplinor. Dua ti siguroj qytetarët se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar në kundërshtim me procedurat standarde. Punonjësit e policisë janë instruktuar vazhdimisht që në çdo rast ndërhyrje të zbatojnë gjithë procedurat standarde”, tha Hita.Hita u shpreh se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar në kundërshtim me procedurat standarde, duke garantuar se efektivët janë instruktuar vazhdimisht për zbatimin e tyre gjatë ndërhyrjeve.Hita sqaroi gjithashtu se përdorimi i mjeteve policore bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe në varësi të përshkallëzimit të situatës. Sipas tij, gjatë protestave janë sekuestruar bomba molotov, llastiqe dhe sende të tjera, ndërsa 132 punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar.“Përdorimi i mjeteve të policisë bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe me përshkallëzimin e situatës. Janë sekuestruar bomba molotov, llastiqe dhe sende të tjera. Janë dëmtuar 132 punonjës policie. Dua të bëj me dije se në rrjetet sociale, kryesisht në disa grupe, po bëhen thirrje të vazhdueshme për ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të policisë. Këto thirrje janë për të sulmuar efektivët me mjete djegëse e të shpërthimit në masë. Përballë kësaj situate Policia ka
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.