Skip to comments
Događaj u razvoju
Aleanca

Gjini: Opozita duhet të përgatitet për qeverisje, ja cilat janë prioritetet

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se opozita duhet të përgatitet për qeverisje, duke hartuar politika që u përgjigjen nevojave të qytetarëve, nga siguria dhe rritja e pagave e pensioneve, deri te përmirësimi i arsimit dhe shëndetësisë.Gjatë prezantimit të platformës politike dhe strategjisë për zhvillimin e Kosovës para strukturave të partisë, Gjini tha se përgatitja për marrjen e përgjegjësive qeverisëse duhet të nisë që tani.“Ne sot që jemi në opozitë, jemi në një ditë jo të largët në pushtet. Na duhet tash me u përgatitë për politika”, ka thënë ai.Sipas Gjinit, qytetarët kërkojnë siguri për veten dhe fëmijët e tyre, mirëqenie më të lartë dhe mundësi për ta ndërtuar të ardhmen në Kosovë. Ai renditi si përparësi pagat dhe pensionet më të larta, shkollat e spitalet më cilësore, infrastrukturën më të mirë, ushtrinë më të fortë dhe fuqizimin e pasaportës së Kosovës.“Duam ndalje të emigrimit masiv të të rinjve edhe të rejave tona”, shtoi Gjini.Kreu i Aleancës bëri thirrje edhe për më shumë tolerancë dhe bashkëpunim mes qytetarëve, pavarësisht dallimeve politike, si dhe për respekt ndaj bashkësisë ndërkombëtare.Ai theksoi se bashkëqytetarët duhet ta shohin njëri-tjetrin si bashkëpunëtorë dhe miq, duke shmangur armiqësitë mbi bazën e bindjeve politike.Duke kritikuar drejtimin aktual të vendit, Gjini vlerësoi se zhvillimet në Kosovë nuk po i afrojnë qytetarët drejt përmbushjes së këtyre synimeve. Ai ngriti pikëpyetje nëse vendi po ecën drejt shërbimeve më të mira publike dhe përmirësimit të mirëqenies, apo po largohet prej tyre.Gjini u ndal edhe te roli i ndërmarrësisë dhe iniciativës së lirë në zhvillimin ekonomik, duke theksuar se dekurajimi i tyre pengon përparimin e vendit.Sipas tij, përmirësimi i jetës së të punësuarve kërkon mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe krijimin e kushteve për paga e punë më dinjitoze.Duke folur për pensionistët, ai tha se rritja nominale e pensioneve nuk sjell përmirësim të mirëqenies nëse tejkalohet nga inflacioni.“Nuk rritet mirë

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Gjini: Opozita duhet të përgatitet për qeverisje, ja cilat janë prioritetetFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...