PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Joan laportaJoan Laporta i del në mbrojtje presidentit të La Ligës pas sulmeve të Real Madridit
2 min čitanja
Joan laporta

Joan Laporta i del në mbrojtje presidentit të La Ligës pas sulmeve të Real Madridit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur mbështetjen e tij për homologun e tij në La Liga, Javier Tebas, pasi Real Madridi kërkoi dorëheqjen e këtij të fundit.Tebas kishte krahasuar përpjekjet e vazhdueshme të Real Madridit për të diskredituar gjyqtarët e kampionatit dhe për të përfshirë Barcelonën në skandalin “Negreira” me strategjitë propagandistike të Gjermanisë naziste.Laporta doli në mbrojtje të presidentit të La Ligës, duke theksuar se ai ka përvojën dhe gjykimin e duhur për t’u përballur me sulmet e Real Madridit ndaj institucioneve të futbollit spanjoll.“Dua të them se sa me fat jemi që kemi Javier Tebasin në krye të La Ligës, pasi ai ka përvojën e nevojshme për t’u përballur me çështje të tilla. Ai ka gjithashtu gjykim të shëndoshë për t’u përballur me këto sulme që Real Madridi po i ndërmerr ndaj La Ligës”. Skandal në Spanjë: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, vjen reagimi i ashpër i klubit “Duket se ata duan të shkatërrojnë gjithçka. Duan të shkatërrojnë La Ligën dhe Komitetin Teknik të Gjyqtarëve. Nuk janë të kënaqur as me Federatën; nuk janë të kënaqur me asgjë”, deklaroi Laporta.Ai shtoi se është pozitive që Tebas është i vetëdijshëm për këtë situatë dhe ka përvojën e nevojshme për t’u përballur me sulme të tilla.“Është mirë që presidenti i La Ligës është i vetëdijshëm për këtë dhe se ka kaluar tashmë nëpër një mijë beteja”. “Në këtë aspekt, ai ka përvojën për t’u përballur me këto sulme, të cilat nuk i shkojnë për shtat një klubi që është pjesë e La Ligës, pasi ky klub mban një qëndrim të vazhdueshëm sulmues ndaj gjithçkaje që bëhet”, përfundoi presidenti i Barcelonës./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur mbështetjen e tij për homologun e tij në La Liga, Javier Tebas, pasi Real Madridi kërkoi dorëheqjen e këtij të fundit.Tebas kishte krahasuar përpjekjet e vazhdueshme të Real Madridit për të diskredituar gjyqtarët e kampionatit dhe për të përfshirë Barcelonën në skandalin “Negreira” me strategjitë propagandistike të Gjermanisë naziste.Laporta doli në mbrojtje të presidentit të La Ligës, duke theksuar se ai ka përvojën dhe gjykimin e duhur për t’u përballur me sulmet e Real Madridit ndaj institucioneve të futbollit spanjoll.“Dua të them se sa me fat jemi që kemi Javier Tebasin në krye të La Ligës, pasi ai ka përvojën e nevojshme për t’u përballur me çështje të tilla. Ai ka gjithashtu gjykim të shëndoshë për t’u përballur me këto sulme që Real Madridi po i ndërmerr ndaj La Ligës”. Skandal në Spanjë: Javier Tebas krahason Real Madridin me regjimin nazist, vjen reagimi i ashpër i klubit “Duket se ata duan të shkatërrojnë gjithçka. Duan të shkatërrojnë La Ligën dhe Komitetin Teknik të Gjyqtarëve. Nuk janë të kënaqur as me Federatën; nuk janë të kënaqur me asgjë”, deklaroi Laporta.Ai shtoi se është pozitive që Tebas është i vetëdijshëm për këtë situatë dhe ka përvojën e nevojshme për t’u përballur me sulme të tilla.“Është mirë që presidenti i La Ligës është i vetëdijshëm për këtë dhe se ka kaluar tashmë nëpër një mijë beteja”. “Në këtë aspekt, ai ka përvojën për t’u përballur me këto sulme, të cilat nuk i shkojnë për shtat një klubi që është pjesë e La Ligës, pasi ky klub mban një qëndrim të vazhdueshëm sulmues ndaj gjithçkaje që bëhet”, përfundoi presidenti i Barcelonës./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…