Kf dritaDrita merr një fitore të madhe në udhëtim te Llapi
2 min čitanja
Kf drita
Drita merr një fitore të madhe në udhëtim te Llapi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javës së dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.Ekipi i Ardian Nuhiut ka gjetur formën duke e marrë edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi pas fitores ndaj Ballkanit para disa ditësh, ka mposhtur Llapin e Tahir Batatinës, duke e thelluar edhe më shumë në krizë. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por përkundër disa rasteve të krijuara, portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.Në pjesën e dytë, u zhvillua krejtësisht tjetër lojë, më e hapur, më shumë raste dhe tri gola të shënuar. Goli i parë i ndeshjes erdhi qysh në minutën e parë të pjesës së dytë me anë të Vesel Limajt, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për epërsinë e Dritës 0-1.Mysafirët arritën të shënojnë edhe golin e dytë shpejtë, ku kësaj radhe ishte Liridon Balaj, i cili dyfishoi epërsinë në minutën e 50-të, pas një gabimi të Benjamin Eminit. Llapi arriti të kthehet në lojë në minutën e 77-të me anë të Arbnor Aliut, i cili shënoi një supergol nga distanca për të ngushtuar rezultatin në 1-2, por përkundër disa rasteve, gola më nuk pati dhe Drita në fund iu gëzua fitores. Pas kësaj fitore, Drita ngjitet në pozitën e tretë me 17 pikë, ndërsa Llapi mbetet i nënti me vetëm katër pikë.Në ndeshjen e radhës, gjilanasit udhëtojnë te Prishtina, teksa llapjanët luajnë në udhëtim te Gjilani. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.