Mpb maqedoniMPB: Në shtator janë sanksionuar 1.803 shoferë të biçikletave dhe motoçikletave
2 min čitanja
Mpb maqedoni
MPB: Në shtator janë sanksionuar 1.803 shoferë të biçikletave dhe motoçikletave
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gjithsej 1.803 kundërvajtje në komunikacion u regjistruan në kontrollet e përforcuara që Ministria e Punëve të Brendshme kreu gjatë shtatorit të këtij viti, drejt shoferëve të biçikletave, mopedëve, motoçikletave, triçikletave dhe katërçikletave, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.Pjesa më e madhe e kundërvajtjeve, përkatësisht 1.478, kanë të bëjnë me mospërdorimin e helmetës mbrojtëse (kaskës). Në kuadër të kontrolleve janë evidentuar edhe 132 raste të veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, ndërsa në përputhje me nenin 300-b të Kodit Penal, janë konfiskuar 88 motoçikleta. Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe 5.034 kundërvajtje të llojeve të tjera.Numri më i madh i kundërvajtjeve është konstatuar në zonën e SPB Shkupit – 437, më pas në zonat e SPB Manastirit – 233, SPB Velesit – 213, SPB Strumicës – 201 dhe SPB Tetovës – 168. Nga ana e Njësisë Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor janë konstatuar 154 kundërvajtje, ndërsa të tjerat janë evidentuar në zonat e SPB Shtipit, SPB Ohrit dhe SPB Kumanovës.Nga MPB informojnë se për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e përforcuara në trafik dhe u bën apel drejtuesve të mopedëve dhe motoçikletave që të përdorin detyrimisht helmetën mbrojtëse, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme në trafik, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.