Skip to comments
Događaj u razvoju
Inva mula

Inva Mula reagon pas protestave: Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja

Sopranoja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula, ka përcjellë një mesazh sensibilizues për të rinjtë shqiptarë, në një kohë kur protestat kundër qeverisë po vijojnë në disa qytete të vendit.Përmes një reagimi publik, artistja ka vënë theksin te rëndësia e shpresës dhe besimit te e ardhmja, duke nënvizuar se të rinjtë meritojnë të dëgjohen dhe të kenë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre sipas aspiratave që kanë.“Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja”, ka shkruar Mula.Sopranoja ka theksuar se të rinjtë nuk duhet të heqin dorë nga ëndrrat e tyre, ndërsa shoqëria duhet t’u krijojë hapësirën e nevojshme për t’u shprehur dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes që ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre.“Të rinjtë tanë meritojnë të ëndërrojnë, të besojnë dhe të dëgjohen, sepse në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”, ka përfunduar mesazhin e saj artistja. Foto: Inva Mula/InstaStory Reagimi i Inva Mulës vjen në një periudhë kur të rinj të shumtë kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe për të kërkuar ndryshime. Në këtë kontekst, mesazhi i sopranos vë në qendër rëndësinë e dëgjimit të zërit të brezit të ri dhe të krijimit të kushteve që ai të mund të ndërtojë të ardhmen në vendin e tij.Inva Mula është një nga emrat më të njohur të muzikës operistike shqiptare. Me një karrierë të shtrirë në skena prestigjioze të operës brenda dhe jashtë vendit, ajo ka përfaqësuar artin shqiptar edhe në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Inva Mula reagon pas protestave: Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmjaFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Sopranoja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula, ka përcjellë një mesazh sensibilizues për të rinjtë shqiptarë, në një kohë kur protestat kundër qeverisë po vijojnë në disa qytete të vendit.Përmes një reagimi publik, artistja ka vënë theksin te rëndësia e shpresës dhe besimit te e ardhmja, duke nënvizuar se të rinjtë meritojnë të dëgjohen dhe të kenë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre sipas aspiratave që kanë.“Asgjë nuk është më e dhimbshme sesa një brez i ri që humbet shpresën tek e ardhmja”, ka shkruar Mula.Sopranoja ka theksuar se të rinjtë nuk duhet të heqin dorë nga ëndrrat e tyre, ndërsa shoqëria duhet t’u krijojë hapësirën e nevojshme për t’u shprehur dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes që ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre.“Të rinjtë tanë meritojnë të ëndërrojnë, të besojnë dhe të dëgjohen, sepse në ato zëra rreh zemra dhe e ardhmja e Shqipërisë”, ka përfunduar mesazhin e saj artistja. Foto: Inva Mula/InstaStory Reagimi i Inva Mulës vjen në një periudhë kur të rinj të shumtë kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe për të kërkuar ndryshime. Në këtë kontekst, mesazhi i sopranos vë në qendër rëndësinë e dëgjimit të zërit të brezit të ri dhe të krijimit të kushteve që ai të mund të ndërtojë të ardhmen në vendin e tij.Inva Mula është një nga emrat më të njohur të muzikës operistike shqiptare. Me një karrierë të shtrirë në skena prestigjioze të operës brenda dhe jashtë vendit, ajo ka përfaqësuar artin shqiptar edhe në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...