Skip to comments
Događaj u razvoju
Kf tirana

“Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës shfaqin banerin dhe i bashkohen protestës së studentëve

Tifozët e Tiranës, të njohur si “Fanatics”, kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën e studentëve në Shqipëri, duke shpalosur një baner me mesazhin: “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim”.Mesazhi u shfaq gjatë ndeshjes së javës së shtatë të Superligës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Laçit, e cila po zhvillohet në stadiumin e Vorës.Vetëm pesë minuta pas shpalosjes së banerit, tifozët bardheblu lëshuan stadiumin për t’iu bashkuar protestuesve në rrugë, duke e kthyer mbështetjen e tyre në një veprim konkret solidarizimi me studentët.Protesta ka hyrë në ditën e pestë dhe, përveç kryeqytetit, është përhapur edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Ajo nisi si reagim ndaj kushteve të pakënaqshme në arsim, por edhe në çështje ekonomike e sociale.Ndër kërkesat e protestuesve është edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e ministrave të qeverisë së tij.Me banerin dhe largimin nga stadiumi, “Fanatics” iu bashkuan kështu lëvizjes së studentëve, duke përcjellë një mesazh të qartë në mbështetje të protestës dhe kërkesave të tyre. /Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës shfaqin banerin dhe i bashkohen protestës së studentëveFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Tifozët e Tiranës, të njohur si “Fanatics”, kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën e studentëve në Shqipëri, duke shpalosur një baner me mesazhin: “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim”.Mesazhi u shfaq gjatë ndeshjes së javës së shtatë të Superligës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Laçit, e cila po zhvillohet në stadiumin e Vorës.Vetëm pesë minuta pas shpalosjes së banerit, tifozët bardheblu lëshuan stadiumin për t’iu bashkuar protestuesve në rrugë, duke e kthyer mbështetjen e tyre në një veprim konkret solidarizimi me studentët.Protesta ka hyrë në ditën e pestë dhe, përveç kryeqytetit, është përhapur edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. Ajo nisi si reagim ndaj kushteve të pakënaqshme në arsim, por edhe në çështje ekonomike e sociale.Ndër kërkesat e protestuesve është edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e ministrave të qeverisë së tij.Me banerin dhe largimin nga stadiumi, “Fanatics” iu bashkuan kështu lëvizjes së studentëve, duke përcjellë një mesazh të qartë në mbështetje të protestës dhe kërkesave të tyre. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...