Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka deklaruar se Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në vitet e fundit dhe se është koha që ky progres të përkthehet në hapa konkretë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke filluar me marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.Zulfaj ka vlerësuar se pozicioni aktual i Kosovës në procesin e integrimit evropian nuk e reflekton progresin e arritur, duke e lidhur këtë me mungesën e unitetit brenda Bashkimit Evropian.“Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në vitet e fundit dhe pozicioni ynë aktual në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian nuk e reflekton këtë progres. Ky pozicion është rezultat i mungesës së unitetit brenda vetë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Zulfaj në një video të publikuar në Facebook.Ai ka theksuar se, nëse procesi i zgjerimit do të bazohej në merita dhe rezultate, Kosova do të ishte ndër vendet që i prijnë këtij procesi.“Nëse procesi i zgjerimit do të bazohej në merita dhe në rezultatet e arritura, Kosova sot do të ishte në mesin e vendeve që i prijnë këtij procesi”, ka thënë ai, transmeton rtk.Sipas Zulfajt, Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim për shkak të progresit demokratik, rritjes ekonomike, linjëzimit me politikën e jashtme dhe promovimit të vlerave të BE-së.Duke folur për vizitat e zhvilluara gjatë javës, Zulfaj ka bërë të ditur se fillimisht ka marrë pjesë në takimin ministror të BE-së në Luksemburg, ku është zyrtarizuar anëtarësimi i Kosovës në Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike.Më pas, ai ka vazhduar vizitën në Bruksel, ku për tri ditë ka zhvilluar takime dhe diskutime për avancimin e statusit të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Në qendër të vizitës në Bruksel ishte takimi me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, zonjën Marta Kos, me të cilën diskutuam për progresin e Kosovës në procesin e integrimit, për hapat drejt marrjes së sta
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.