PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Justina shiroka pulaPresidentja Shiroka Pula pranon letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë dhe Letonisë
1 min čitanja
Justina shiroka pula

Presidentja Shiroka Pula pranon letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë dhe Letonisë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë, dhe presidentët e Hungarisë dhe Letonisë me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës së saj si Presidente e Republikës së Kosovës.Në njoftimin e Presidencës thuhet se Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, ka shprehur urimet e sinqerta për Presidenten Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.Në letrën e urimit, Presidenti i Hungarisë, Andras Baka ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për integrimin euro-atlantik të Kosovës, si dhe për përpjekjet e saj për stabilitet, paqe dhe prosperitet ekonomik në rajon, duke theksuar kontributin ushtarak të vazhdueshëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it.Kurse Presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kontributin e vazhdueshëm në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë, dhe presidentët e Hungarisë dhe Letonisë me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës së saj si Presidente e Republikës së Kosovës.Në njoftimin e Presidencës thuhet se Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, ka shprehur urimet e sinqerta për Presidenten Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet asaj dhe mirëqenie e prosperitet popullit të Kosovës.Në letrën e urimit, Presidenti i Hungarisë, Andras Baka ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për integrimin euro-atlantik të Kosovës, si dhe për përpjekjet e saj për stabilitet, paqe dhe prosperitet ekonomik në rajon, duke theksuar kontributin ushtarak të vazhdueshëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it.Kurse Presidenti i Republikës së Letonisë, Edgars Rinkēvičs, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kontributin e vazhdueshëm në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovës. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…