PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
EzaniDjali “thërret” ezanin gjatë vaksinimit, videoja bëhet virale në rrjetet sociale
1 min čitanja
Ezani

Djali “thërret” ezanin gjatë vaksinimit, videoja bëhet virale në rrjetet sociale

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Videoja e një djali të vogël, të identifikuar si Teytey, i cili thërret ezanin me zë të lartë gjatë marrjes së një injeksioni, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Publikimi ka marrë më shumë se 1.4 milion pëlqime.Reagimi i vogëlushit filipinez ka emocionuar dhe argëtuar përdoruesit e rrjeteve sociale. Vëmendje të veçantë ka tërhequr mënyra se si ai shqiptonte fjalët e ezanit, ndërsa infermierja po i jepte injeksionin.Gjatë procedurës, djali shqiptonte fjalët “Eshhedu en la ilahe il-lallah”, pjesë e shehadetit islam, që shpreh dëshminë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Videoja u shoqërua me mesazhin se vogëlushi gjen guxim edhe në momentet e parehatisë, duke iu drejtuar besimit të tij. Në përshkrimin e publikimit theksohet rëndësia e edukimit të fëmijëve që në moshë të hershme, në mënyrë që besimi të jetë për ta burim ngushëllimi dhe force kur përballen me frikën.“Ndonjëherë, mësimet më të sinqerta për besimin vijnë nga zemrat më të vogla”, thuhet në mesazhin që shoqëron videon.Reagimet e përdoruesve kanë qenë të shumta. Shumë prej tyre e kanë vlerësuar guximin e djalit, ndërsa të tjerë janë argëtuar nga mënyra se si ai e përballoi frikën. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Videoja e një djali të vogël, të identifikuar si Teytey, i cili thërret ezanin me zë të lartë gjatë marrjes së një injeksioni, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Publikimi ka marrë më shumë se 1.4 milion pëlqime.Reagimi i vogëlushit filipinez ka emocionuar dhe argëtuar përdoruesit e rrjeteve sociale. Vëmendje të veçantë ka tërhequr mënyra se si ai shqiptonte fjalët e ezanit, ndërsa infermierja po i jepte injeksionin.Gjatë procedurës, djali shqiptonte fjalët “Eshhedu en la ilahe il-lallah”, pjesë e shehadetit islam, që shpreh dëshminë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Videoja u shoqërua me mesazhin se vogëlushi gjen guxim edhe në momentet e parehatisë, duke iu drejtuar besimit të tij. Në përshkrimin e publikimit theksohet rëndësia e edukimit të fëmijëve që në moshë të hershme, në mënyrë që besimi të jetë për ta burim ngushëllimi dhe force kur përballen me frikën.“Ndonjëherë, mësimet më të sinqerta për besimin vijnë nga zemrat më të vogla”, thuhet në mesazhin që shoqëron videon.Reagimet e përdoruesve kanë qenë të shumta. Shumë prej tyre e kanë vlerësuar guximin e djalit, ndërsa të tjerë janë argëtuar nga mënyra se si ai e përballoi frikën. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…