Foto: TelegrafiIz objave izvora
Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, të cilat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes Policisë e protestuesve. Bajraktari në një postim në Facebook shkruan se kryeministri Edi Rama duhet ta dijë që Qeveria është për qytetarët dhe e qytetarëve. Lexoni të plotë postimin e tij:Studentët dhe rinia që po protestojnë kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama nuk janë armiq të Shqipërisë. Ata janë e ardhmja e kombit shqiptar!Një gjë duhet ta dijë Kryeministri Rama: Qeveria është për qytetarët dhe e qytetarëve.Studentët që po kërkojnë arsim më të mirë, perspektivë, llogaridhënie dhe demokraci duhet të dëgjohen, jo të luftohen. Historia ka treguar se zëri i popullit nuk mund të shtypet me forcë, e as pushteti të mbahet me dhunë.🇺🇸 Në një letër që i kam dërguar Ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, z. Eric Wendt, e shpreha shqetësimin tim të thellë për këtë situatë. Jam shumë i shqetësuar nga pamjet e tmerrshme të arrestimeve dhe përdorimit të tepruar të forcës policore ndaj studentëve, si dhe të keqtrajtimit të gazetarëve që po mbulojnë protestat.Prandaj, Ambasadorit Wendt i kërkova që Amerika të mos mbetet vëzhguese pasive e këtyre ngjarjeve, por të angazhohet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave demokratike në Shqipëri.Për më shumë se 100 vjet, që nga Presidenti Woodrow Wilson e deri më sot, Amerika ka qëndruar pranë popullit shqiptar 🇺🇸🇦🇱 Edhe sot, shqiptarët i kanë sytë nga miku i tyre më i madh.Shqipëria ka nevojë për demokraci të vërtetë. Për një qeveri që punon e i jep llogari popullit, jo që shtyp e godet protestat e studentëve.Në ditët në vijim, ne si komunitet shqiptaro-amerikan do të angazhohemi me miqtë tanë në Washington, në mbrojtje të demokracisë, lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Shqipëri.Zoti e bekoftë popullin amerikan! Zoti e bekoftë popullin shqiptar!. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.