Skip to comments
Događaj u razvoju
Sali berisha

Berisha: Studentët kanë të drejtë, ky sistem i bazuar te droga duhet shembur

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve, biznesmenëve dhe demokratëve që t’u bashkohen studentëve në protestë, duke mbështetur kërkesën e tyre për përmbysjen e sistemit politik.Në një deklaratë, Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, vjedhje të pasurive publike dhe dhunë ndaj protestuesve. Sipas tij, sistemi aktual është ndërtuar mbi drogën dhe vjedhjen e miliarda eurove, prandaj duhet të përmbyset sa më parë. ​Tym e flakë para Ministrisë së Arsimit, studentët bllokojnë rrugën, policia hedh gaz lotsjellës “Kërkojnë përmbysjen e sistemit dhe kanë 100 për qind të drejtë”, deklaroi Berisha, duke i krahasuar studentët me të rinjtë që dolën në protesta në vitin 1990.Ai u ndal edhe te debatet për dëmtimin e pronave gjatë protestave, duke thënë se, ndonëse është kundër prekjes së tyre, qytetarët duhet të reagojnë edhe ndaj asaj që ai e cilësoi si grabitje të pasurive publike nga qeveria. - YouTube www.youtube.com Në këtë kontekst, Berisha përmendi Portin e Durrësit, për të cilin pretendoi se po grabitet nga Rama dhe një grup njerëzish, duke e vlerësuar pasurinë në katër miliardë euro.Kreu i PD-së akuzoi gjithashtu policinë për dhunë ndaj studentëve, duke përshkruar skena të rënda gjatë protestave dhe duke pretenduar se protestuesit janë goditur me çizme dhe shkelma, përfshirë në kokë.“Çdo orë që kalon është një humbje e madhe për ne”, tha Berisha, duke u bërë thirrje bizneseve që të mbyllin përkohësisht aktivitetet në shenjë solidariteti me studentët.Ai kërkoi që biznesmenët të ulin qepenat dhe të shprehin publikisht mbështetjen për protestuesit, ndërsa përshëndeti studentët dhe gjimnazistët për atë që e cilësoi si vendim historik për t’u përballur me qeverinë.Në fund, Berisha siguroi se Partia Demokratike do të vazhdojë të mbështesë protestuesit dhe do t’u ofrojë mbrojtjen maksimale, duke e cilësuar lëvizjen e tyre si një revoltë për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. /Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Berisha: Studentët kanë të drejtë, ky sistem i bazuar te droga duhet shemburFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...