Papa leo xivPapa Leo operohet për kancer në mushkëri, mjekët nuk dinë nëse është përhapur sëmundja
1 min čitanja
Papa leo xiv
Papa Leo operohet për kancer në mushkëri, mjekët nuk dinë nëse është përhapur sëmundja
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Papa Leo XIV pritet të dalë nga spitali të shtunën pasdite, pas një operacioni për kancer në mushkëri. Analizat e gjakut dhe incizimet e kraharorit kanë treguar se gjendja e tij shëndetësore është mjaftueshëm e mirë për t’u kthyer në shtëpi, njoftoi Vatikani.Të dielën, Papa do të drejtojë lutjen për pelegrinët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, nga dhomat e tij në Vatikan. Kjo do të jetë paraqitja e tij e parë publike që nga shtrimi në spital.Papës 71-vjeçar i është diagnostikuar adenokarcinoma e mushkërive, një nga format më të shpeshta të kancerit të këtij organi. Gjatë operacionit të kryer të martën në spitalin Gemelli në Romë, mjekët ia hoqën lobin e poshtëm të mushkërisë së djathtë.Ekipi mjekësor bëri të ditur se ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses dhe pa komplikime. Megjithatë, ende nuk janë publikuar të dhëna për madhësinë e tumorit apo nëse sëmundja është përhapur në nyjet limfatike përreth, elemente që janë të rëndësishme për përcaktimin e prognozës.Diagnoza ka shkaktuar shqetësim, pasi Papa konsiderohet relativisht i ri dhe energjik. Ai u zgjodh në krye të Kishës Katolike në maj të vitit 2025, ndërsa sëmundja ka ngritur pikëpyetje për vazhdimësinë e angazhimeve të tij gjatë pontifikatit. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.