Foto: TelegrafiIz objave izvora
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha sot se është e dhimbshme t'i shohësh punëtorët teknikë të shkollave në grevë për një të drejtë krejt elementare siç është paga minimale.Bajrami në një postim në Facebook shkruan se kompanitë private të kontraktuara nga komuna vazhdojnë t'i paguajnë punëtorët me 390 euro në muaj, edhe pse paga minimale prej 500 euro bruto ka hy në fuqi që nga 1 korriku 2026.Lexoni të plotë postimin e saj:13 PAGA PËR SEKTORIN PUBLIK, NDËRSA PËR SEKTORIN PRIVAT AS PAGË MINIMALE!E dhimbshme t'i shohësh punëtorët teknikë të shkollave në grevë për një të drejtë krejt elementare siç është paga minimale.Kompanitë private të kontraktuara nga komuna vazhdojnë t'i paguajnë punëtorët me 390 euro në muaj, edhe pse paga minimale prej 500 euro bruto ka hy në fuqi që nga 1 korriku 2026.Inspektorati Qendror i Punës duhet menjëherë të marrë masa ndaj kompanive që nuk e zbatojnë vendimin për pagën minimale.Nëse kompanitë nuk i përballojnë kostot shtesë nga vendimi i Qeverisë, zgjidhjen duhet ta kërkojnë te kontraktori i tyre përmes ndryshimit të kontratave, POR problemet kontraktuale asnjëherë nuk duhet të zgjidhen në kurriz të punëtorëve dhe këtë situatë s'duhet ta lejoj Inspektorati.Qeveria ka ndarë rreth 130 milionë euro për pagën e 13-të, për sektorin publik,(përmes rishikimit të buxhetit) ndërkohë punëtorët që mbajnë të pastra shkollat e fëmijëve tanë nuk marrin as pagën minimale.Qeveria duhet të sigurojë zbatimin e vendimeve të veta, komunat duhet të marrin përgjegjësi për kontratat e tyre, ndërsa kompanitë private duhet t'i respektojnë të drejtat e punëtorëve.Paga minimale nuk është privilegj as opsion, është detyrim ligjor dhe duhet të zbatohet nga të gjithë. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.