PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arkimed lushaj - stresiStresi i bën thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen: Lëreni popullin të vendosë për të ardhmen e vendit
2 min čitanja
Arkimed lushaj - stresi

Stresi i bën thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen: Lëreni popullin të vendosë për të ardhmen e vendit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka etiketuar edhe llogarinë zyrtare të kreut të qeverisë, reperi i ka kërkuar Ramës që t’ua lërë qytetarëve vendimmarrjen për të ardhmen e vendit.“Për hir të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj, jepni dorëheqjen dhe lëreni popullin të vendosë për të ardhmen e vendit!”, ka shkruar Stresi.Në fund të mesazhit të tij, reperi ka shtuar edhe një paralajmërim drejtuar kryeministrit: “Ndryshe do kesh fundin më të keq!”.Reagimi i artistit vjen në një periudhë kur në Tiranë po zhvillohen protesta të njëpasnjëshme, ku studentë, gjimnazistë dhe qytetarë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. Ndër kërkesat e protestuesve janë dorëheqja e kryeministrit, përmirësimi i kushteve në arsim dhe krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë.Protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar edhe me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa zhvillimet kanë nxitur reagime të shumta publike.Stresi është ndër artistët shqiptarë që ka shprehur vazhdimisht qëndrimet e tij për çështje politike dhe shoqërore. Me reagimin e fundit, ai i është bashkuar zërave publikë që kanë komentuar situatën në vend dhe kërkesat për ndryshim politik. /Telegrafi/ Foto: Stresi/InstaStory

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka etiketuar edhe llogarinë zyrtare të kreut të qeverisë, reperi i ka kërkuar Ramës që t’ua lërë qytetarëve vendimmarrjen për të ardhmen e vendit.“Për hir të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj, jepni dorëheqjen dhe lëreni popullin të vendosë për të ardhmen e vendit!”, ka shkruar Stresi.Në fund të mesazhit të tij, reperi ka shtuar edhe një paralajmërim drejtuar kryeministrit: “Ndryshe do kesh fundin më të keq!”.Reagimi i artistit vjen në një periudhë kur në Tiranë po zhvillohen protesta të njëpasnjëshme, ku studentë, gjimnazistë dhe qytetarë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. Ndër kërkesat e protestuesve janë dorëheqja e kryeministrit, përmirësimi i kushteve në arsim dhe krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë.Protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar edhe me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa zhvillimet kanë nxitur reagime të shumta publike.Stresi është ndër artistët shqiptarë që ka shprehur vazhdimisht qëndrimet e tij për çështje politike dhe shoqërore. Me reagimin e fundit, ai i është bashkuar zërave publikë që kanë komentuar situatën në vend dhe kërkesat për ndryshim politik. /Telegrafi/ Foto: Stresi/InstaStory

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…