Abdel fattah el-sisiPresidenti egjiptian, El-Sisi: Mandati im përfundon në vitin 2030, nuk po përgatis familjarë për të më pasuar
1 min čitanja
Abdel fattah el-sisi
Presidenti egjiptian, El-Sisi: Mandati im përfundon në vitin 2030, nuk po përgatis familjarë për të më pasuar
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ka deklaruar se mandati i tij si president do të përfundojë në vitin 2030, duke mohuar mundësinë që të përgatisë ndonjë anëtar të familjes apo të afërm për ta pasuar në këtë detyrë.El-Sisi tha se kjo çështje është e vendosur përfundimisht dhe nuk do të diskutohet më, duke theksuar se po e bën këtë deklaratë më shumë se 40 muaj përpara përfundimit të mandatit të tij.“Viti 2030 do të shënojë përfundimin e mandatit tim si president, nëse jetoj deri atëherë”, deklaroi ai. Kreu i shtetit egjiptian hodhi poshtë pretendimet e mundshme se mund të përgatisë një pasardhës nga rrethi i tij familjar.“Jo, jo, jo. Asgjë e tillë. Ky është një vend shumë i madh dhe gjëra të tilla nuk mund të ndodhin këtu”, u shpreh El-Sisi.Deklarata e liderit egjiptian vjen në një kohë kur çështja e vazhdimësisë së pushtetit dhe e zgjedhjes së pasardhësit të tij mbetet me rëndësi për të ardhmen politike të Egjiptit. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.